Kosova paguan miliona euro për dashnoret e komandantëve

Politika

Kosova paguan miliona euro për dashnoret e komandantëve

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 gusht 2020 Në ora: 09:23
Gjykata Speciale

Shteti do u paguaj komandantëve jo vetëm shpenzimet e tyre, familjarëve të tyre, por edhe të dashnoreve. Kështu është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ për Mbështetjen e nevojshme Financiare për anëtarët e ngushtë të familjes së personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara.

Në këtë Udhëzim parashikohet që anëtarët e përfshirë në këtë pako janë deri në 12 familjarë, këtu specifikohet se edhe gratë apo burrat jashtëmartesorë të kenë të mbuluara shpenzimet për në kryeqytetin e Holandës.

Specifikisht kështu parashikohet në nenin 1, pika 1.1, ku specifikohet kjo gjë, e cila në vetvete është skandal, dhe si i tillë i paprecedentë. Kjo, jo rastësisht është bërë kur dihet se ata që pritën të udhëtojnë në Hagë, e që janë bossët e shtetit, nuk kanë vetëm gruan, por edhe disa dashnore që i mbajnë me jetë luksi, të gjitha në kurriz të qytetarëve të varfur.

Të gjitha këto, buxhetit të shtetit pritet t’i kushtojnë 20 milionë euro, të cilat rrjedhin nga taksat e qytetarëve të varfër të Kosovës.

Më habit se si asnjë deputetë nuk e kundërshtoj këtë Udhëzim të Ministrisë së Financave.

Në kohë pandemie, me buxhetin më të varfër në Evropë, Kosova ka luksin t’u paguaj edhe dashnoreve të politikanëve, komandantëve pa asnjë betejë, vizitat e tyre për në Hagë.

A ka më turp se kaq… Turpi nuk turpëron të pafytyrët, andaj për të pafytyrët asgjë nuk është e ndaluar, të gjitha mund të bëhen, dinjiteti, morali, nderi janë fjalë të ndalura në fjalorin dhe jetën e tyre.

Ne, që pretendojmë të jetojmë me nder dhe dinjitet, habitemi me këto marrëzi, me këtë shtet të marrë, ku të zgjuarit dhe të ndershmit janë të padëshiruar.

Le të jemi të padëshiruar, por asnjëherë s’do të heshtemi, mbase s’mund të ndryshojmë asgjë, por nuk duhet të ndalemi.

Turpi është mes nesh, dashnoret pritët të përfitojnë miliona euro, para nga djersa e qytetarëve të ndershëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat