Edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në një postim të saj në Facebook ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin lidhur me letrën dërguar ambasadorëve.
Sipas saj, Kurti duke mos bashkëpunuar me këta ambasadorë ka arritur që Kosovës t’i bëjë dy goditje të mëdha.
Postimi i plotë:
Kush po kërkon ndihmë nga ambasadorët e vendeve mike?
Ish-Kryeministri Kurti, i cili duke mos bashkëpunuar me njërin nga këta ambasadorë, atë të ShBA-së, kishte arritë që Kosovës t'ia bëjë dy goditje të rënda:
1. Përkeqësimin e marrëdhënieve diplomatike me një vend që na ka ndihmuar dhe vazhdon të na mbështesë pa asnjë rezervë, si dhe,
2. Ndërprerjen e 50 milionë dollarëve, fonde të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Krejt kjo si pasojë e këmbëngulësisë së Kurtit për të mos e hequr taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Por, Kurti si një lider që ka mbetë jashtë institucioneve duhet të dijë se letrat e tij më shumë mund të bëjnë dëm se sa dobi. Shtetet e ambasadorëve që u paska shkruar, e kanë ndihmuar Kosovën në ditë më të vështira dhe do ta ndihmojnë edhe gjatë pandemisë./Bota sot