Presidenti Thaçi ishte në dijeni për gjthçka rreth Gjykatës Speciale, raporti i Dick Martyt ia bëri të qartë se...

Politika

Presidenti Thaçi ishte në dijeni për gjthçka rreth Gjykatës Speciale, raporti i Dick Martyt ia bëri të qartë se...

Nga: A. J Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:27
Hashim Thaçi

Ngritja e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit ka ngjallë reagime të shumta. Votimi i Gjykatës Speciale në Kosovë pikërisht ishte bërë me insistim të Thaçit derisa thuhet se premtimet kishin qenë që nëse ai arrijë të bëjë Gjykatën si shpërblim do të shpëtonte vet ai.

Bazuar në raportin e Dick Martit të dhënë para Këshillit të Parlamentit evropian ka ndodh edhe ngritja e aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili se fundmi edhe u intervistua për katër ditë më radhë në Hagë.

Analisti politik Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se ka qenë në dijeni Hashim Thaçi, se një ditë do t’i ngritët aktakuza nga kjo gjykatë.

Image
Rexhep Shahu

 

“Unë besoj fuqishëm se ai e ka ditur një gjë të tillë, thjesht duke u bazuar në Raportin e Dick Martit të dhënë para Këshillit të Parlamentit evropian, në të cilin Hashim Thaçi ishte i dyshuari i parë për transplantim dhe trafikim me organe të qenieve njerëzore. Pra, ka mjaftuar ky fakt, qoftë edhe i trilluar nga D. Martti, që Hashim Thaçi ta ketë pasur të qartë faktin, se ndaj tij kjo gjykatë do të ngritë aktpadi, dhe se insistimi i tij këmbëngulës që të formohet Gjykata Speciale për Kosovën, rezultoi të ketë qenë një shpresë e vogël e tij, se ai do të amnistohet dhe nuk do të gjykohet nga po kjo gjykatë, me vet faktin se ishte mbështetësi kryesor për formimin e saj, që në fakt manipulim i tij me formimin e kësaj gjykate doli të jetë një gabim i madh tragjikomik, jo vetëm për të personalisht, por edhe për Kosovën, UÇK-në si dhe luftën e saj çlirimtare”, ka thënë ai.

Sipas Shahut, në opinion asokohe është spekuluar, se Hashim Thaçit nga “disa” faktorë kyç ndërkombëtarë i ishte “premtuar”, se po qese e ndihmon formimin e kësaj gjykate ai do lirohet nga aktakuza, etj., por me publikimin e Deklaratës së Prokurorit special në qershor, në të cilën iu bë me dije se ndaj tij dhe Kadri Veselit, me 26 prill GJS paska ngritur aktakuzë të rënd, del e vërtetë ajo thënia popullore, “se ai i cili ia bënë kurthin tjetrit, bie vetë i pari në të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat