Gabimi i rëndë i Kosovës, Blakaj: Do t’i kushtoj shumë vendit në të ardhmen

Politika

Gabimi i rëndë i Kosovës, Blakaj: Do t’i kushtoj shumë vendit në të ardhmen

Nga: A.M. Më: 13 shtator 2020 Në ora: 15:45
Sami Blakaj

Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Sami Blakaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se zotimi i delegacionit tonë që për një vit Kosova të heq dorë nga kërkesa për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, konsideron të jetë një gabim i rëndë e që do t’i kushtoj shumë vendit tonë në të ardhmen.

“Pezullimi i fushatës së Serbisë për çnjohje dhe pezullimi i kërkesave të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare janë vetëm 2 nga 16 zotimet që Kosova dhe Serbia i kanë nëshkruar së fundi në Shtëpinë e Bardhë.

Zotimi i delegacionit kosovar që për një vit Kosova të heq dorë nga kërkesa për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, konsideroj të jetë një gabim i rëndë e që do t’i kushtoj shumë vendit tonë në të ardhmen. Madje një gjë e tillë është në dëm të sovranitetit shtetëror dhe në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Blakaj nuk pret që Serbia të respektoj zotimin e saj për pezullimin e çnjohjëve, dhe nëse ndodh një gjë e tillë, Kosova duhet të njoftoj administratën e presidentit të SHBA-vë, Donald Trump.

“Ndërsa sa i përket pritjeve që Serbia të respektoj zotimin e saj për pezullimin e çnjohjëve, personalisht nuk e besoj një gjë të tillë. 

Serbia ka vite që nuk i respekton marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën dhe këtu autoritetet kosovare, përkatësisht ekipi negociator duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe se për ç‘do shkelje të zotimeve nga ana e Serbisë, duhet ta njofoi menjëherë administratën e presidentit Trump dhe kësisoj si shtet të ndërmerr veprime reciproke”, ka potecnuar Blakaj për “Bota sot”.

Në fund, ai ka thënë se Kosova nuk e ka për obligim të respektoj marrëveshjen nëse nuk e bën të njejtën Serbia.

“Fundja Kosova nuk duhet dhe nuk e ka për obligim të respektoj marrëveshjen e zotimeve, nëse të njejtën marrëveshje nuk e respekton edhe Serbia”, ka përfunduar Blakaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat