Profesori flet për ndërprerjen e fjalimit të Hotit: Sjelljet të këtilla janë normale

Politika

Profesori flet për ndërprerjen e fjalimit të Hotit: Sjelljet të këtilla janë normale

M.H Nga M.H Më 17 shtator 2020 Në ora: 17:35
Foto nga ndërprerja e fjalimit të Hotit

Gjatë ditës së djeshme në konferencën e mbajtur nga kryeministri Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, i është ndërprerë fjalimi nga zyrtaret e PSD’së, Natyra Kuçi dhe Teutë Rrusta.

Duke fishëkëlluar, dy zyrtaret pyetën kryeministrin Hoti se pse nuk po flet për dhunën ndaj grave dhe vrasjen e tyre nga burrat.

Ato kanë kërkuar që prioritet i kryeministrit të jetë mbrojtja e jetës së grave, sepse siç thanë dialogu me Serbinë do të vazhdojë gjithmonë.

Por kryeministri tha se ai gjithmonë i ka dalë në mbrojtje kauzës së mbrojtjes së drejtave të grave, shkruan "Bota sot".

Në lidhje me këtë temë, profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që në këto lloj konferenca të organizaura nga shoqëria civile janë të pritura këto veprime.

Duke vazhduar që të thotë që të dy zyrtaret të cilat e penguan fjalimin e Hotit kanë shprehur revolten e tyre në lidhje me mospërfilljen e dhunës ndaj gruas.

“Se sa është i pëlqyeshëm Hoti si kryeministrit i Kosovës u pa edhe gjatë fjalimit të tij të organizuar nga shoqëria civile. Autoriteti i një funksionari shtetëror shihet me mes të shoqërive civile e jo në mes simpatizantëve partiak. Mos përvoja e Hotit e ka bërë të veten, ai duhesh ta di se ofendimet më të mëdha të funksionarëve të lartë shteteror vijnë nga shoqeritë civile, për shkak se në këto organizime qytetaresh mund të marrin pjesë kushdo e cilido, mund të marrin pjesë edhe anëtarë të partive kundërshtare sikurse në këtë rast që ishin prezentë edhe dy zyrtaret e PSD-se, Teuta Rrusta dhe Natyrë Kuçi, të cilat e penguan fjalimin e Hotit duke protestuar e hudhur letra para tij si shenjë dhune ndaj grave në Kosovës”, u shpreh Mehazi.

Tutje, Mehazi thotë që ka mund të jetë edhe më keq të veprohet pasiqë në vendet evropiane hudhin edhe këpuca ndaj zyrtarëve dhe këto letra që ia kanë hudhur Hotit nuk kanë qenë asgjë.

Image
Sulejman Mehazi

“Më e keqja, se Hoti gjatë protestës e hudhjes së letrave nga dy zyrtaret e PSD, ju kërcenohet me këto fjalë: "A dëshironi të dëgjoni deklarata, apo veprime të institucioneve…”, u shpreh ai. Letrat e hudhura ndaj Hotit në krahasin me hudhjen e vezëve, e këpucëve ndaj zyrtarëve të lartë amerikan e evropian s'janë kurrgjë. Sjelljet të këtilla janë normale edhe në shtetet më të zhvilluara e më të forta në bote e jo më në Kosovë e Ballkan. Puna e madhe se i paskanë hudhur letra Hotit, s'u bë kiameti”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat