Kryeministri Hoti heshtë ndaj uljes së dënimit ndaj Pjetër Ndrecajt!

Politika

Kryeministri Hoti heshtë ndaj uljes së dënimit ndaj Pjetër Ndrecajt!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 21 shtator 2020 Në ora: 08:06
Foto nga ndërprerja e fjalimit të kryeministrit Hoti nga dy zyrtaret e PSD-së

Ditë më parë është mbajtur një konferencë e organizuar nga shoqëria civile për kryeministrin Hoti në lidhje me raportimin për dialogun Kosovë-Serbi.

Në këtë konferencë i është ndërprerë fjalimi Hotit, nga zyrtaret e PSD’së, Natyra Kuçi dhe Teutë Rrusta.

Kjo ndërprerje e fjalimit nga të dy zyrtaret ka ardhur si shkas e mos përmendjes së dhunës ndaj grave por duke i dhënë përparësi dialogut Kosovë-Serbi.

Të dy zyrtaret të revoltuara nga ngjarjet e fundit për mos mbështetjen e gruas sidomos rastit të fundit Valbona Markut, bënë që ato të fishkëllonin dhe akuzonin Hotin për mosmbështetjen e gruas në vendin tonë.

Duke fishëkëlluar, dy zyrtaret pyetën kryeministrin Hoti se pse nuk po flet për dhunën ndaj grave dhe vrasjen e tyre nga burrat. Ato kanë kërkuar që prioritet i kryeministrit të jetë mbrojtja e jetës së grave, sepse siç thanë dialogu me Serbinë do të vazhdojë gjithmonë.

Por kryeministri tha se ai gjithmonë i ka dalë në mbrojtje kauzës së mbrojtjes së drejtave të grave, duke e vazhduar fjalimin edhe pas këtij incidenti, shkruan "Bota sot".

Duhet theksuar që ky incident vjen nga rasti i fundit i uljes së dënimit të Pjetër Ndrecaj i cili u rigjykua duke iu ulur dënimi edhe pse kishte vrarë gruan (Valbone) dhe bijën e tij.

Kuçi: PSD do të vazhdoj aktivitetin për këtë kauzë

Image
Natyra Kuçi

Në lidhje me këtë incident e kontaktuar nga “Bota sot”, zyrtarja Natyra Kuçi u shpreh që kjo temë duhet të vazhdojë të jetë temë aktuale nga të gjithë akterët.

Kuçi më tej shprehët që PSD do të vazhdojë për këtë kauzë duke kërkuar edhe nga akterët të tjerë të kenë këtë aktivitet.

“Do të shofim. Aktiviteti nuk duhet me u ndalë, jo vetëm nga ne, por nga të gjithë akterët. PSD do të vazhdoj aktivitetin për këtë kauzë, u shpreh Kuçi.

Musliu-Shoshi: Kryeministri të paktën do të duhej të thonte një fjalë për rastin e Valbona Markut

Image
Ariana Musilu-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musilu-Shoshi, për “Bota sot”, ka folur në lidhje me këtë ngjarje.

Musliu-Shoshi shprehët që në këtë ngjarje do të duhej domosdoshmëritë që kryeministri Hoti të fliste për dhunën e gruas, sidomos për rastin e Valbona Markut. Kjo për arsyeje se dhuna e gruas në Kosovë po shtohet dita ditës dhe sistemi i drejtësisë nuk po arrin të ofrojë mbështetje në këtë aspekt.

“Për mua si dhe për Partinë Demokratike të Kosovës, e drejta e lirisë së shprehjes dhe veprimit demokratik ku nuk cenohet liria e tjetrit është parim themelor i demokracisë. Sepse liria, barazia dhe drejtësia janë kushte themelore për demokracinë. Me sa e kam parë videon ku ka ndodhur ngjarja për të cilën ju po më pyesni, veprimet e Kryeministrit Hoti kanë qenë personale. Por, për mua si deputete e në rend të parë si qytetare e Kosovës, do të ishte që Kryeministri të paktën të thonte një fjalë për rastin e Valbona Markut. Sepse dhuna ndaj grave është duke u shpeshtuar ditë e më shumë, e ne jemi dëshimtarë që sistemi i drejtësisë nuk po arrin të ofrojë mbështetje të fuqishme për t’i mbrojtur ato. E duke mos i’a ofruar sigurinë maksimale, atëherë po vijmë deri te rrezikshëria maksimale – te vrasja”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Deputetja më tej shton që duhet i gjithë sistemi i drejtësisë dhe policisë të angazhohen në këtë drejtim pasiqë në momentin që rrezikohet jeta e grave dhe qytetarëve atëhere mbështetja duhet të jetë e garantuar.

“Rasti i vrasjes së nënës Valbona Marku bashkë me vajzën e saj është tronditës dhe thirrës që shoqëria jonë të jetë e gatshme në çdo moment t’u ofrojë ndihmën e garantuar me konventa ndërkombëtare, kushtetutë dhe ligj. Për këtë arsye, duhet të angazhohemi të gjithë që sistemi i drejtësisë dhe policia të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm kur bëhet fjalë për mbrojtjen e grave dhe të secilit qytetar që i rrezikohet jeta”, tha deputetja.

Mehazi: Sjelljet të këtilla janë normale edhe në shtetet më të zhvilluara e më të forta në botë

Image
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që në këto lloj konferenca të organizaura nga shoqëria civile janë të pritura këto veprime.

Duke vazhduar që të thotë që të dy zyrtaret të cilat e penguan fjalimin e Hotit kanë shprehur revolten e tyre në lidhje me mospërfilljen e dhunës ndaj gruas.

“Se sa është i pëlqyeshëm Hoti si kryeministrit i Kosovës u pa edhe gjatë fjalimit të tij të organizuar nga shoqëria civile. Autoriteti i një funksionari shtetëror shihet me mes të shoqërive civile e jo në mes simpatizantëve partiak. Mos përvoja e Hotit e ka bërë të veten, ai duhesh ta di se ofendimet më të mëdha të funksionarëve të lartë shteteror vijnë nga shoqeritë civile, për shkak se në këto organizime qytetaresh mund të marrin pjesë kushdo e cilido, mund të marrin pjesë edhe anëtarë të partive kundërshtare sikurse në këtë rast që ishin prezentë edhe dy zyrtaret e PSD-se, Teuta Rrusta dhe Natyrë Kuçi, të cilat e penguan fjalimin e Hotit duke protestuar e hudhur letra para tij si shenjë dhune ndaj grave në Kosovës”, u shpreh Mehazi.

Tutje, Mehazi thotë që ka mund të jetë edhe më keq të veprohet pasiqë në vendet evropiane hudhin edhe këpuca ndaj zyrtarëve dhe këto letra që ia kanë hudhur Hotit nuk kanë qenë asgjë.

“Më e keqja, se Hoti gjatë protestës e hudhjes së letrave nga dy zyrtaret e PSD, ju kërcenohet me këto fjalë: "A dëshironi të dëgjoni deklarata, apo veprime të institucioneve…”, u shpreh ai. Letrat e hudhura ndaj Hotit në krahasin me hudhjen e vezëve, e këpucëve ndaj zyrtarëve të lartë amerikan e evropian s'janë kurrgjë. Sjelljet të këtilla janë normale edhe në shtetet më të zhvilluara e më të forta në bote e jo më në Kosovë e Ballkan. Puna e madhe se i paskanë hudhur letra Hotit, s'u bë kiameti”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat