Në lidhje me atë se a kanë të drejtë të kompensohen viktimat para kësaj Gjykate Speciale, në rast se ndonjë i akuzuar shpallet fajtorë, avokati Florin Vërtopi ka thënë për gazetën “ Bota sot” se dhoma e specializuar e shqiptojnë vendimin në emër të popullit të Kosovë.
Sipas tij, në bazë të nenit 44(6) të LDHSPS, dhoma e cila e gjykon çështjen përveç dënimit mund të urdhërojë vetëm personin e dënuar që ta dëmshpërblejë ose ta kompensojë viktimën apo viktimat bashkërisht, ose mund ta urdhërojë konfiskimin e pronës, të ardhurave dhe të aseteve që janë përdorë me rastin e kryerjes së krimit dhe që rrjedhin nga kryerja e krimit dhe kthimin e tyre tek pronari i ligjshëm apo shitjen dhe ndarjen mes viktimave, ose i udhëzon viktimat që të ushtrojnë padi civile në gjykatat tjera të Kosovës.
“Ligji nr. 05/l -036 për kompensimin e viktimave të krimit e parasheh mundësin për kompensimit e viktimave nga veprat e përcaktuara në këtë ligj, mirëpo para aplikimit për kompensim sipas këtij ligji, parashtruesi i kërkesës është i obliguar që, përveç rasteve të referuara në nenin 9 të këtij Ligji, të kërkojë fillimisht dëmshpërblim nga i dënuari në pajtim me Kodin e Procedurës Penale, si dhe në rastet kur i pandehuri vetëm pjesërisht dëmshpërblen viktimën, atëherë viktima ka të drejtë të parashtrojë kërkesë për kompensim shtesë nga programi për kompensim të viktimave të krimit”, ka thënë avokati Florin Vërtopi.