" Çdo ligj që ka për qëllim rikëmbjen ekonomike, është i dobishëm dhe duhet të aprovohet "

Politika

" Çdo ligj që ka për qëllim rikëmbjen ekonomike, është i dobishëm dhe duhet të aprovohet "

Nga: D.B. Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:56
Foto Ilustrim

Në lidhje me atë se sa mund të përfitojnë qytetarët nga votimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike, analisti politik Skender Zogaj, ka thënë për “ Bota sot” se çdo ligj që ka për qëllim të destinojë mjete për rimëkëmbje ekonomike, sado modest që të jetë, është i dobishëm për ekonominë dhe duhet të aprovohet.

Sipas tij, në këtë  mënyrë  mjetet e planifikuara duhet të hyjnë në përdorim sa më parë, sepse ço vonesë e humb efektivitetin e duhur.

Image
Skender Zogaj

“Ky është parim themelor që duhet të merret në konsideratë, sidomos nga deputetët e parlamentit të cilët në rastet e këtilla nuk guxojnë të neglizhojnë për qëllime politike, siç ndodhi këto ditë, nga opozita, e cila kërkoi të shfrytëzonte rastin në dëm të qytetarëve. Ky ligj që po hyn në jetë në kushtet e jashtëzakonshme ekonomike që i ka shkaktuar pandemia, nuk mund të jetë i dëshiruari, kjo dihet, por gjithashtu duhet të dihet se, është në dobi të qytetarëve, që sado pak të mund të "ngrohen" e të shpresojnë për ditë e rrethana më të mira, kur ligji i Rimëkëmbjes ekonomike të jetë vërtetë i rimëkëmbjes së mirëfilltë, normale dhe prosperuese e jo "arrnuese" siç e kemi jo vetëm gjendjen e rraskapitur ekonomike, por të gjithmbarshme shoqërore, politike, dhe shtetërore. Çdo tentim pozitiv është i mirëseardhur dhe mendoj se deputetët kur është në pyetje interesi qytetarëve të mos ngurrojnë”, ka thënë analisti Skender Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat