Asociacioni, Mehmeti thotë se Hoti u ndikua nga Thaçi

Politika

Asociacioni, Mehmeti thotë se Hoti u ndikua nga Thaçi

Nga: A.M. Më: 14 tetor 2020 Në ora: 22:00
Hashim Thaçi, Avdullah Hoti

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me krerët e shtetit, me liderët  e pozitës dhe opozitës.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se nuk pret ndonjë zhvillim pozitivë nga vizita e  Lajçak-ut.

“Nuk besoj se nga kjo vizitë  e emisarit Lajcak pitet ndonjë gjë pozitive për Kosovën, pasi z.Lajcak vjen për të marr dritën jeshile për krijimin e Asociacionit me komuna serbe. Megjithatë nuk duket se është momenti i duhur, kur kihet parasysh se vendi po ballafaqohet me arrestimet e pritshme nga Gjykata Speciale”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Mehmeti mendon se kryeministri i Kosovës, Avudllah Hoti është ndikuar nga qëndrimi i presidentit Hashim Thaçi për  asociacionin.

“Duket se z.Hoti është ndikuar nga qëndrimi i Thaçit i cili po e kundërshton tani asociacionit, edhe pse dikur e mbështeste. Një qeveri e brishtë si kjo e Hotit nuk është në gjendje të merr asnjë qëndrim, ajo thjeshtë është zëdhënësve e qëndrimeve të Thaçit dhe Isës, të cilët ndryshojnë qëndrimet e tyre sipas interesave.  Personalisht jam skeptik se do të ketë diçka nga vizita e Lajcak, ajo është në kohën dhe momentin jo të duhur, me Kosovën që po përgatitet për arrestimet e mëdha, ajo e presidentit aktual dhe ish kryetarit të kuvendit”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat