“Topi i Serbisë në lojë me Kosovën”

Politika

“Topi i Serbisë në lojë me Kosovën”

Nga: A.M. Më: 16 tetor 2020 Në ora: 16:39
Ilustrim

Njohësi çështjeve politikë, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se zyrtarët tanë duke u munduar që t'a fuqizojnë vetën në arenën ndërkombëtare përkatësisht në procesin e dialogut,  kanë humbur shansin që jenë faktor.

“Presidenti  i Serbisë gjithmonë i injoron deklaratat  zyrtarëve të lartë të shtetit, edhe pse ditë më para kërkoj kompromis për njohjen reciproke.  Fakti qëndron në atë së zyrtarët tanë duke u munduar që t'a fuqizojnë vetën në arenën ndërkombëtare përkatësisht në procesin e dialogut,  kanë humbur shansin që jenë faktor dhe tani ju ka mbetur ajo fjala lidhur më marrëveshjen finale dhe njohjen reciproke gjersa politikanët serb qeshin me ta”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, është shprehur se klasa politike e pa përgjegjshme e ka sjellë vendin në këtë situatë, dhe serbet e hedhin topin në lojë me nga një deklaratë sa për t'i mashtruar zyrtarët tanë, të cilët pastaj kapën nga ato deklaratave.

“Në nuk kemi pasur interes që të na njoh Serbia, po edhe sikur ata të na kërkonin këtë, pa e paguar dëmshpërblimin për atë që ka bërë, mirëpo klasa politike e pa përgjegjshme na ka sjell deri këtu, dhe serbet e hedhin topin në lojë me nga një deklaratë sa për t'i mashtruar zyrtarët tanë, të cilët pastaj kapën nga ato deklaratave. Serbia duke e shfrytëzuar paditurin tonë po afrohen afër BE-së dhe në fund do t'a shfrytëzojnë njohjen e republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në të kundërtën ajo do t'a luaj këtë lojë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat