Zgjedhjet afër, nëse qeveria Hoti nuk reflekton!

Politika

Zgjedhjet afër, nëse qeveria Hoti nuk reflekton!

Nga: D.B. Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:55
Zgjedhjet në Kosovë

Dështimet dhe skandalet e qeverisë Hoti janë moment i mirë për partitë opozitare që të përfitojnë politikisht në terren duke paraqitur vizionin e tyre për qeverisjen ndryshe.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Shemsi Jashari i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se si Lëvizja Vetëvendosje me prezantime tek aderimeve të reja, si Partia Demokratike me vizitat në biznese e ferma fermerësh janë indikatorë se zgjedhjet nuk janë larg ose mund të jenë shumë afër.

Image
Shemsi Jashari

Sipas tij zgjedhjet do të jenë afër nëse qeveria Hoti nuk reflekton për të gjetur kompromisin me partner te koalicionit fillimisht, e pastaj edhe për tema të mëdha edhe me Opozitën.

“Hoti nuk mund të sillet sikur e ka shumicën prej 80 votash dhe ta injoroj opozitën deri në masën sa i të detyrojë opozitën ta bllokoj edhe për temat ku vota e opozitës është kusht. Zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të ndodhin nga dy faktor, vetë rrëzimi nga partnerët e koalicionit për shkak te mosmarrëveshjeve për poste e dominim, dhe për shkak te mos dakordimit për emër të Presidentit që është bukur vështirë të ketë dakordim të lehtë. Kur flasim për zgjedhje një rol në këtë temë do ta ketë edhe veprimi i Gjykatës Speciale për aktakuzat e presidentit Thaçi e kryetarit Veseli. Rrjedha e proceseve do të ndikohet shumë nga veprimet e gjykatës speciale e cila ka rënduar edhe më shumë skenën politike në Kosovë është ashtu të rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat