Paralajmërohet dështimi i Vjosa Osmanit ende pa e themeluar partinë e saj!

Politika

Paralajmërohet dështimi i Vjosa Osmanit ende pa e themeluar partinë e saj!

Nga: A.Z Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:13
Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka bërë me dije se do të krijojë një parti të re politike. Së fundmi ajo ka folur për themelimin e një nisme të re, të udhëhequr nga vetë ajo, pas prishjes së raporteve me LDK-në, ku mbante pozitën e nënkryetares dhe ishte kandidate për kryeministre nga ky subjekt politik.

Vjosa Osmani, tani ka deklaruar për herë të parë se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë me iniciativën e saj. “Në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Lista jonë”, tha Osmani.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike Leon Duhanaj e ka quajtur të drejtë legjitime, ai ka thënë se, znj. Osmani që një kohë të gjatë është duke bërë parapërgatitje për themelimin e një partie të re, do të sillte freski një parti ndryshe.

“Tash sa kohë, dihet në opinionin publik se ka parapërgatitje nga znj. Osmani, që të themeloj një parti të re. Natyrisht që kjo çështje është punë e saj dhe, po ashtu e drejtë legjitime. Kur kemi të bëjmë me subjekte të reja, në Kosovë, edhe përkundër faktit se kemi parti me shumë se çdo duhej, një parti ndryshe kishte me sjellë freski”, tha Duhanaj.

Analisti tregon se pse mendon që kjo është parti ndryshe

“Si, mendoj parti ndryshe? Parti që në radhë të parë, merret me projektimin e së ardhmes, e jo me të kaluarën. Për ta arritur një gjë të tillë, kërkohet mbështetje , humane -intelektuale, mediatike, financiare dhe natyrisht hapësirë në qasjen institucionale. Krejtë këto, bien në ujë, nëse mungon ideja e çartë dhe durimi i mjaftueshëm për ta realizuar”, tha ai.

Sipas këtij analisti, nëse znj. Osmani synon të krijoj parti për hakmarrje apo vazhdon të jetë e varur nga mbështetja e VV-së, partia e saj do të dështojë.

“Thënë ndryshe, nëse znj. Osmani, themelon parti për hakmarrje, do të dështojë. Nëse znj. Osmani, vazhdon të jetë e varur nga mbështetja e VV-së, përkatësisht z. Kurti, prapë do të dështoj. Ajo mund të integrohet pastaj edhe në VV, por nuk besoj që do të mund ta përballoj të qenurit veç se numër që flet dhe vepron si me sustë”, ka shtuar ai.

Më tej ka shtuar se është e vështirë që t’i mbijeton kohës përderisa që synim të parë e ka hakmarrjen dhe aleat Kurtin.

“Znj. Osmani, i ka të gjitha mundësitë, por se a do ja dali të krijoj diçka te re, dhe solide që i mbijeton kohës, besoj që është e vështirë, sidomos për sa kohë që synim të parë e ka hakmarrjen dhe, në ketë synim, aleat ka Kurtin”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat