Të dhënat se qeveria e tanishme me 16 ministri ka 49 zëvendësministra, do të duhej të ishte shqetësuese

Politika

Të dhënat se qeveria e tanishme me 16 ministri ka 49 zëvendësministra, do të duhej të ishte shqetësuese

Nga: D.B. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 16:47
Qeveria e Kosovës

Në 16 ministri sa janë aktualisht në Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, janë të punësuar plot 49 zëvendësministra.

Sa ishte pjesë e opozitës Hoti kishte qenë mjaft kritik ndaj qeverisjes së Ramush Haradinajt për numrin e madh të zëvendësministrave. Megjithatë, tashmë kur i njëjti po udhëheq me ekzekutivin numri i zëvendësministrave është përsëri i lartë. Në një përllogaritje paga e një zëvendësministri është 1300 euro. Bazuar në këtë një pagë vjetore e një zëvendësministri sillet rreth 15 mijë e 600 euro. 49 zëvendësministrat vetëm paga vjetore nga thesari i shtetit do të marrin 764 mijë e 400 euro.

E në lidhje me atë se si vlerësohet që Kosova ka kaq shumë zëvendësministra, analisti politik Xhevat Meha ka thënë për gazetën “Bota sot” se të dhënat se qeveria e tanishme me 16 ministri ka 49 zëvendësministra do të duhej të ishte shqetësuese.

Image
Xhevat Meha
 


Por sipas tij, për fat të keq edhe shqetësimet po shkojnë duke u zbehur për faktin se dukuritë si këto janë shndërruar në diçka normale.“Shndërrimin e dukurive të tilla në diçka normale e shoh si diçka më shumë se fat i keq, si tragjike për interesin e Kosovës. E gjithë ajo çka u tha sipër, për mua nuk është befasuese, pasi ka kohë që unë shkruaj se Serbia është në nivel të konsoliduar të kontrollit mbi Kosovën. Ajo kontrollin e ushtron përmes rrjetit të strukturave të fshehta serbe. Madje këto struktura kanë në mesin e tyre mbi 700 spiune, individë të stërvitur për të kryer detyrat e dhëna nga qendra në Beograd, dhe për t'i fshehur gjurmët, për të mos u ditur se janë veprime të tyre”, ka thënë analisti Meha.

Ai konsideron se përderisa Serbia, Kosovën e kontrollonte me ushtri dhe administrate, detyrat e strukturave të fshehta ishin që diçka të ndiqej e diçka të ruhej, për faktin se Kosovën e konsideronin të veten.

“Tani që kanë ushtri dhe administratë,  kontrollin e ushtrojnë përmes rrjetit të strukturave të fshehta, meqë qendra në Beograd u jep detyra që të shkatërrojnë çdo gjë”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat