Profesori tregon skenarin që e pret koalicionin qeverisës pas përplasjeve mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së

Politika

Profesori tregon skenarin që e pret koalicionin qeverisës pas përplasjeve mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së

Nga: M.H Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:23
Haradinaj dhe Mustafa

Përplasjet mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës nuk po din të ndalen, ata në vend se të gjejn tani një gjuhë të përbashkët po e bëjnë të kundërten, po “përplasen” mes veti për secilen çështje që nuk gjejn zgjidhje.

Së fundmi ata u përplasen për mos kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike duke mos harruar edhe temën e të pagjeturëve që gjithashtu u përfol mjaftë shumë si nga deputetët ashtu edhe nga liderët e tjerë të vendit.

Në lidhje me përplasjet që së fundmi deputetët e LDK-së dhe LVV-së, patën në kuvend, profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që përplasjet e deputetëve për mos kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike s'janë të rastësishme, sidomos për LDK-në e cila si e si mundohet të heq vallen politike për përgatitjen e Isa Mustafës për kryetar të Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

“Dihet se personi që bën probleme më të mëdha politike në Kosovë kush është tjetër?, përveç kryetarit të LDK-së Isa Mustafës dhe të tipave të deputëteve të llojit të Veliut e Selmanajt. Përplasjet e deputetëve të LDK me LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës për mos kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike s'janë të rastësishme, sidomos për LDK-në e cila si e si mundohet të heq vallen politike për përgatitjen e Isa Mustafës për kryetar të Kosovës. Isa Mustafa është ngucakeq i dëshmuar përplasjesh jo vetëm me LVV-në, por edhe me AAK-në e PDK-në”, u shpreh Mehazi.

Më tej, profesori shprehët që votimi i rimëkëmbjes ekonomike nga 61 deputetët për LDK-në do të jetë shkak i prishjës së koaliconit qeveritar me AAK-në, duke vazhduar profesori thotë që qëllimi i përplasjeve të LDK-së me LVV-në është i qartë për Isa Mustafën, një, ai do të eliminojë dëshirat e Kurtit për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

“Problemi i 61 deputetëve për të votur rimëkëmbjen ekonomike për LDK-në do jetë shkak i prishjes së koalicionit qeveritar me AAK-në, jo vetëm për t'i dhënë shuplakë politike LVV-së së Albin Kurtit që dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, por edhe për të sfiduar Haradinaj për president të Kosovës. Qëllimi i përplasjeve të LDK-së me LVV-në është i qartë për Isa Mustafën, një, ai do të eliminojë dëshirat e Kurtit për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, dhe dy, duke koalicionuar me PDK-në ia humb fuqinë politike Haradinajt për president të Kosovës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat