Juristi jep lajme të mira për qeverinë Hoti sa i përket Gjykatës Kushtetuese

Politika

Juristi jep lajme të mira për qeverinë Hoti sa i përket Gjykatës Kushtetuese

Nga: D.RR Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 08:05
Qeveria Hoti

Më 2 dhjetor, mbahet seanca publike e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit, që nëse konstatohet e jashtëligjshme, mund ta kthejë në pikën zero votimin e qeverisë Hoti, shkruan “Bota sot”.

Votën e Arifit në Kushtetuese e ka dërguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila është e bindur se vota e tij ka qenë jashtë ligjit dhe rregullave të votimit.

Mirëpo njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të merret me deputetë se a është vota apo jo legale.

Sipas tij, kjo nuk është punë e Kushtetueses, teksa ka thënë se ajo nuk mund të merr konstatim për drejtë vote.

“Profesionalisht mendoj që kjo Gjykatë nuk duhet me u merr me një deputet a është apo nuk është deputet. Kjo nuk është punë e kësaj Gjykate , por e gjykatave të rregullta. Gjykata Kushtetuese nuk merret a ka mandat nje deputet a jo, a ka të drejtë vote në Kuvend sepse kjo rregullohet qartë me kushtetutë dhe akte tjera. Gjykata Kushtetuese nuk merret me konstatimin a është deputet a jo ndokush, a ka të drejzë për votë, për këtë merren institucionet tjera. Kjo Gjykatë as nuk merr as nuk jep mandat as nuk konstaton mandat, pra është e çuditshme dhe jo profesionale të merret me dëgjim publik që s’ka asnjë kuptim pse duhet me pas dëgjim dhe për çka?”, ka thënë ai.

Burjani bën thirrje që kjo Gjykatë ta ruaj balancin dhe se nuk beson se do të ketë befasi në këtë çështje.

“Kjo Gjykatë duhet të ruaj balancin ndryshe në mes atyre që këtë Gjykatë e shohin si mundësi për të marr pushtet, kjo nuk jep pushtet as nuk merr madje veprime për interesa të askujt por në interes të shtetit dhe qytetarëve të drejtave dhe lirive themelore. Nuk besoj se do të ketë diçka në këtë jam befasuar pse nuk është hedhë poshtë kjo kërkesë e cila është në mandat të saj me bërë politik në dëgjime publike, kjo temë nuk është kanë për Gjykatë Kushtetuese por gjykata tjera dhe organe të rendit”, u shpreh Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat