Kuvendi është shndërruar në arenë betejash të partive politike

Politika

Kuvendi është shndërruar në arenë betejash të partive politike

Nga: D.B. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:23
Kuvendi i Kosovës

Në lidhje me atë se a është Kuvendi funksional, njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kuvendi i Kosovës ka një kohë të gjatë që po ballafaqohet me jo funksionalitet, jo produktivitet, dhe problematik.

Sipas tij, Kuvendi që një kohë të gjatë është shndërruar në arenë betejash të partive pozitë- opozitë, zënkave dhe pa aftësive.

Image
Blerim Burjani

“E them këtë pasi neglizhenca e partive, mos ardhja e tyre në kuvend shtron edhe nevojë urgjente se kush duhet të jetë deputet, dhe kush jo, poqë se nuk vjen në seanca, Kuvendi shërben për të marr paga, por jo për qytetarin që pret që rreth 2 a 3 herë për tu ndihmuar nga pandemia apo bizneset para falimentimit. Prandaj me të drejtë them se Kuvendi është jo produktiv për shkak të inateve ndërmjet partive. Qytetaret tashmë janë lodhur, duke pritur këtë kuvend që të funksionojë së paku normal me kapacitet, por edhe pse është kohë pandemie, tanimë ka humbur kuptimi i punës në këtë Kuvend”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

Sipas tij, ne Kuvend nuk ka punë, por vetëm zhurma e përplasje, pasi aty ka njerëz jo kompetent, por që me votat e qytetarëve janë aty, dhe janë kot.

“Është për tu çuditur fakti se si qytetarët e votojnë këtë lloj kategorish njerëzish, kur dihet se në fund pasojat i bartin vet ata që janë votues. Qytetaret nuk duhet më të votojnë kot, sepse nëse votojnë të tillët, prapë do të kemi të njëjtën situatë siç e kemi edhe tani”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat