'Këshilla' e Jovanoviqit: Bideni duhet ta kuptojë se Serbia është më e rëndësishme se Kosova

Politika

'Këshilla' e Jovanoviqit: Bideni duhet ta kuptojë se Serbia është më e rëndësishme se Kosova

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:21
Vladislav Jovanoviq

Vladislav Jovanoviq, ish-ministri i jashtëm serb, ka "këshilluar" kryetarin e zgjehdhur të ShBA-ve se 
lista e publikuar e kabinetit të tij është "joinkurajuese", duke thënë se ish-senatori i SHBA-ve "do të duhet të përballet me një situatë krejtësisht të re krahasuar me atë të 1999-ës".

“Në ndërkohë, Serbia është bërë një vend krejtësisht i ndryshëm. Ajo më nuk është e dobët, e lodhur nga brenda, nuk u nënshtrohet vështirësive që i janë imponuar. Nga ana tjetër, pamja e botës është ndryshe. prania dhe ndikimi i shtyllave të tjera të shquara të fuqisë në botë – Rusisë, Kinës, Turqisë, madje edhe ndikimit arab, për të mos përmendur Gjermaninë, e cila në heshtje, përtej NATO-s dhe BE-së, po tërhiqet në Ballkan“, ka thën Jovanoviq.

Ai beson se Bideni do të duhet të marrë parasysh një konfigurim tjetër gjeopolitik, i cili nuk ekzistonte më parë, ose nuk ekzistonte në një masë kaq serioze.

“Për shkak të kësaj, ai do të duhej të kuptojë, gjë që Trumpi kishte filluar ta kuptonte, se Serbia është rritur dhe është bërë në hartën politike më e rëndësishme sesa vetë Kosova dhe se ai do të duhet të moderojë format e presionit të tij ndaj Serbisë, për t’i dozuar ato deri në kufi, gjë që nuk do të rrezikojë interesat gjeopolitike amerikane“, tha Jovanoviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat