Vota për Rimëkëmbjen Ekonomike, analisti: Dikush duhet të lëshoi pe sepse po dëmtohet interesi i qytetarëve

Politika

Vota për Rimëkëmbjen Ekonomike, analisti: Dikush duhet të lëshoi pe sepse po dëmtohet interesi i qytetarëve

Nga: A.SH Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:10
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sa herë nuk po mund ta votojnë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Mirëpo kjo javë do të jetë vendimtare për votim.

Por analisti Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, shprehet skeptik duke thënë se kjo nuk është e pritshme të ndodh duke shtuar se është e çuditshme kur kryeministri Avdullah Hoti premton në emër të partive opozitare se do t’i ketë votat.

“Por nuk është e pritshme kjo të ndodhë disi është e çuditshme kur Hoti premton në emër të partive opozitare se do t’i ketë votat, esenca e debatit kush po formon më shumë për qytetarët e biznesin është debat për të mos përfunduar kurrë dhe të mos nxjerret ndonjë ligj adekuat i kësaj natyre për të përfunduar ky proces”, deklaron ai.

Image
Blerim Burjani

 

Sipas tij, për votimi e Rimëkëmbjes, dikush duhet të lëshoi pe sepse kjo dëmton interesin e qytetarëve

“Pra, ka shumë gjëra këtu që nuk parapëlqehen sidomos këto debate se kush po munodohet të jetë më i dobishëm për qytetarët dhe bzinesin realisht kjo stopohet këtu dikush duhet të lëshoj pe sepse kjo dëmton interesin e qytetarëve, ose Qeveria të pranoj propozimet e PDK opozitës, VV nuk ka propozim duket përveç asaj se ata janë kundër bërjes të mundur që qytetarët të shfrytëzojnë këtë drejt. Këto parti gjithnjë po tregohem më të dëmshme për shtetin dhe qytetarët, pak kanë rëndësi debatet sa janë të nevojshme ndihma për qytetarët në këtë kohë të vështirë pandemike”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat