Osmani garon e vetme në zgjedhje, analisti: Nëse mendon që mund ta përvetësojë edhe trashëgimin e LDK-së, gabon rëndë

Politika

Osmani garon e vetme në zgjedhje, analisti: Nëse mendon që mund ta përvetësojë edhe trashëgimin e LDK-së, gabon rëndë

Nga: A.SH Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:27
Vjosa Osmani

Përplasjet politike në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vjosa Osmanit, kohëve të fundit janë bërë shumë të dukshme .

Osmani ditë më parë deklaroi se në zgjedhjet e reja do të garoj me listën e saj zgjedhore dhe jo me LDK-në.

“Në zgjedhje garoj me listën time, LDK-së i ka mbetur vetëm logoja”, është shprehur ajo.

Analisti politik, Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ishte Vjosa ajo e cila e sfidojë në vazhdimësi udhëheqësinë e LDK-së, shpesh edhe me të drejtë, por për fat të keq, jo rrallë edhe pa të drejtë dhe ajo nuk duhet t’i thyej rregullat e shumicës, sepse është në kundërshtim të plotë me demokracinë.

“Një fjalë e urtë gjermane thotë; mos u zgjatë se tepërmi në dritare", kjo nënkupton që rreziku që njeriu mund të bie edhe poshtë është i madh.
Znj. Vjosa Osmani, padyshim bën pjesë tek kuadrot me më së shumti perspektivë në Kosovë. Si kuadër i ri, i ishte trasuar një rrugë pa kthesa drejt majave të suksesit në politikë.
Për fat të keq, Vjosa nuk i shpëtoi rrezikut të përplasjes në mes ambicieve të supozuara dhe mundësive reale. Njeriu është mirë të jetë idealist, por njëkohësisht duhet me qenë edhe realist, e sidomos kur pretendon me qenë akter i rëndësishëm në politikë. Vjosa, e sfidojë në vazhdimësi udhëheqësinë e LDK-së, shpesh edhe me të drejtë, por për fat të keq, jo rrallë edhe pa të drejtë. Është rregull i pamohueshëm i demokracisë i cili parasheh votimin dhe respektimin e vendimeve të shumicës gjë që Vjosa në disa raste i theu dhe iu kundërvua edhe me votë në kuvend e që për mendimin tim kanë qenë shkelje të pafalshme. Çdokush mund të ketë vendime, qoftë edhe me shumicën, por, assesi nuk bën t'i thej vendimet e shumicës, sepse është në kundërshtim të plotë me demokracinë”, thotë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Sipas tij, Vjosa, me largimin e saj veç se ua ka bërë me të lehtë kundërshtarëve të saj qoftë brenda LDK-së, qoftë jashtë që ta luftojnë e ta minimizojnë politikisht.

“Edhe vendimi për ta shkarkuar nga pozitat udhëheqëse në LDK, ishte pasojë e kryeneqësisë së Vjosës, prandaj nuk ka pasur asnjë arsye për ta braktisur partinë, sepse nga partia nuk e ka përjashtuar askush. Vjosa e mori vendimin e largimit nga partia, me gjasë duke u këshilluar keq në raport me interesat e LDK-së dhe vizionit të saj. Tani, të pretendosh që mund të ndryshosh rrjedhën e lojës, duke mos qenë pjesë e saj, është më shumë se iluzion. Në këtë kontekst, Vjosa, me largimin e saj veç se ua ka bërë me të lehtë kundërshtarëve të saj qoftë brenda LDK-së, qoftë jashtë që ta luftojnë e ta minimizojnë politikisht”, shprehet ai.

Në fund ai thotë se, nëse Osmani mendon që mund ta përvetësojë edhe trashëgimin e LDK-së, atëherë gabon rëndë, shumë rëndë madje. Këtë nuk e arriti as vetë djali i Presidentit Rugova, e lere më ta bëj Vjosa.

“Tani, ajo ka vendosur që fatin e saj ta ndaj me LDK-në. Kjo gjë është legjitime dhe e drejtë. Por nëse mendon që mund ta përvetësojë edhe trashëgimin e LDK-së, atëherë gabon rëndë, shumë rëndë madje. Këtë nuk e arriti as vetë djali i Presidentit Rugova, e lere më ta bëj Vjosa. Aq më pak, besoj në një gjë të tillë, kur Vjosa ka zgjedhur që fatin e saj politik ta identifikojë me një politikan si Kurti, i cili është jo vetëm antipod, por edhe armiku me i madh i trashëgimisë dhe vizionit rugovist. Në ketë kontekst, mendimi im është që Vjosa, duke dalë nga LDK dhe duke garuar si aleate e VV-së, mund ta dëmtojë përkohësisht LDK-në duke ndihmuar VV-në, por në fund më së shumti do ta dëmtoj veten e saj sepse trashëgiminë e LDK-së se merr dot”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat