“Kur të vjen motra në konak, vëllai e ka obligim t’i bëj respektin”, kritikohet Rama për injorimin e Osmanit

Politika

“Kur të vjen motra në konak, vëllai e ka obligim t’i bëj respektin”, kritikohet Rama për injorimin e Osmanit

Nga: Albulenë Muji Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:05
U.d. Presidente e Kosoves, Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidenti të Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, javën e kaluar zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë vizitës, ajo u prit me nderime shtetërore, nga  presidenti i Shqipërisë,  Ilir Meta, ndërkaq u taku edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi.

Osmani mbajti një fjalim edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Por derisa ajo po mbante fjalim në Kuvend nuk ishte i pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nga opinioni i mbarë shqiptarë, ky veprim i Ramës u kritikua fort.  

Të njëjtin mendim kanë edhe njohësit  e çështjeve politike, të cilët kanë përmendur edhe arsyet e mundshme se pse Rama nuk ishte i pranishëm në Kuvend.

Kritikohet Edi Rama

Image
Skënder Mulliqi

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar qasjen e politikes shqiptare ndaj Kosovës.

“Edhe pse ka ra sistemi komunist në Shqipëri  dhe në Kosovë, nuk u hoq e gjithë  nomenklatura që  ju solli shumë dëme shqiptarëve historikisht. Për fat të keq  nga regjimet e kaluara  u trashëgua shumë  edhe pse kemi kaluar në kapitalizmin liberal. Komunistet e rijnë enverist  në Shqipëri ,dhe mutacioni enveristo- titist në Kosovë, duket së pas shumë decenieve të sundimit po ju vjen ngadalë fundi. Gjeneratat e reja  po kanë vështirësi të mëdha për të ardhur në pushtet  nga klasat e korruptuara”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, ai i ka komentuar reagimet ndaj vizitës së Osmanit në Shqipëri, si dhe  për fjalimin e saj të mbajtur në Kuvendin shqiptar..

“Në Kosovë ka filluar ngadalë  çmontimi i këtyre borxheve të politikës dhe të biznesit. Njëra ndër reformatorët që po vjen në shprehje është U.d Vjosa Osmani , një grua e përgatitur profesionalisht ,por edhe politikisht. Ajo ishte për një vizitë treditore  të suksesshme  në Shqipëri, e cila vizitë ngjalli reagime të ndryshme. Mediat e instrumentalizuara nga pushteti në Shqipëri , dhe në Kosovë, lëshuan zëra qierrës , zëra në stilin e propagandës gebelsiane. Është hera e parë pas luftës që po na paraqitët në skenën  politike , një femër  e fuqishme, në përballje  më gardën e vjetër  në pushtet . Fjalimi në Kuvendin e Shqipërisë, i Vjosës u cilësua nga shumë kush si historik”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërkaq,  Mulliqi ka përmendur një fakt të mundshëm se pse Rama nuk ishte i pranishëm në Kuvend.

“Nuk u pritë nga kryeministri Rama që është jashtë çdo logjike dhe protokolleve për vizitat e tilla. Vjosa deklarojë së as nuk e ka vërejtur mos pranin e tij, në sallë gjë që fletë se ajo nuk ka shkuar në vizitë për Ramën dhe as për persona të caktuar të politikës, por ka shkuar të vëllazëritë dhe motrat, për një unitet i cili që shumë kohë po i mungon politikës shqiptare. Vjosa më vizitën e saj por edhe më parë ka çmontuar idenë e Ramës për minishengenin ballkanik , që nuk është në dobi të shqiptarëve, dhe nga ky kënd duhet shikuar edhe mos praninë e Ramës atë ditë në Kuvend”, ka potencuar Mulliqi.

Ai kritikoi ashpër kryeministrin Rama për mos prezencën e tij, duke theksuar se Osmani theu klishenë  e  politikave të mbrapshta  në Shqipëri.

“Kryeministri shqiptar më mos prezencën e tij, tregoi së është një person që vaun për pushtet absolut dhe i cili kërkon  nga të gjithë dëgjueshmëri, e asgjë më tepër .Nuk është menduar se kemi shqiptarë  me bindje komuniste, por ja që koha e tregoi se po. Kjo logjikë retrograde është duke ju shkaktuar dëme të mëdha  dy shteteve shqiptare në Ballkan, kur bota po hapëron vrullshëm përpara. Vjosa në Tiranë tregoi së është e ardhmja e politikës në Kosovë. Ajo theu klishenë  e  politikave të mbrapshta  në Shqipëri e Kosovë, që janë duke na shkaktuar dëme  të mëdha ,dhe janë duke iu nxi jetën shqiptarëve”, ka deklaruar Mulliqi për “Bota sot”.

Vata: Vjosa Osmani, provokoi në Tiranë

Image
Ilir Vata

Ndërkaq, analisti nga Shqipëria, Ilir Vata , për “Bota sot”, ka kritikuar fjalimin e Osmanit në Kuvendin shqiptar, ndërsa e quan të drejtë veprimin e Ramës.

“Fjala në parlament ishte një mundësi për të shembur realitetin politik, Kosovë-Shqipëri, një dasi mes tyre një lojë e vjetër që vjen nga skuta e së keqes për të nxitur shqiptarët kundër njëri-tjetër, atë që bënin tradhtarët në shekuj, atë që bëjnë dhe kundërshtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë sot, linja e vjetër serbo-ruse.

Një keqardhje për nivelin e saj intelektual, një neveri për ata që përcolli në Tiranë dhe me të drejtë Rama iku kur ajo fliste, bota intelektuale e dënoi, politika e pa si një të re që u vesh me mantelin e zi të së shkuarës, një fatkeqësi politike.

Vizita e Osmanit në Tiranë la shije të hidhur, i ndau shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, u sul mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor, nxori sipas saj tradhtarë, armiq, një model tipik komunist ku shahen kombe, flamuj dhe thirren dasi si një mënyrë për të provokuar konflikt, në vend kur duhet bashkëpunim.

Dera që e çoj ka dorë në krime, dera qe e priti ka dorë në mëkate, para dhe pas demokracisë në Shqipëri, dhe kështu shkoi dhe vizita, ku kryeministri i Shqipërisë, drejtuesi i OSBE-së, Vendi aleat i NATOS-së u tentua të bëhet pis në zemër të shtetit, thjeshtë dhe vetëm se kërkojnë të bëjnë lojë e klanit antishqiptar”, është shprehur Vata për “Bota sot”.

Gjithashtu, ka deklaruar se Osmani ishte një lajmëtare e së keqes në Tiranë.

“Politika zyrtare e Tiranës edhe kur ishte në pushtet e djathta dhe kur është sot e majta është e njësuar me atë të SHBA/BE dhe sikur mos të duan ata, por në Kosovë disa linja serbe po punojnë për të trazuar Kosovën dhe Shqipërinë që është zemra e Kombit shqiptar.

Mundet të ketë në Shqipëri antishqiptarë, politikanë që kanë paranë në planë të parë dhe jo shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën dhe integrimin por pasurimin e paligjshëm dhe që duhet të përballen me drejtësinë.

Të tillë mund të ketë edhe në Kosovë, por shumica e politikanëve janë në anën e shqiptarëve, vetë shqiptarët janë për një bashkim shqiptarë, për një politikë të përbashkët pa kufij, pa mure, për një komb të përbashkët dhe ky është një realit tashmë madje dhe i mbështetur nga SHBA/BE.

Të gjitha ata që kërkojnë dasi, janë në anë e Rusi-Serbi, janë të paguar të djallit dhe Osmani ishte një lajmëtare e së keqes në Tiranë, që shënon dhe fundin e tradhtisë ndaj shqiptarëve.

Kosova është një situatë zgrip, krerët e UÇK-së janë në Hagë, institucionet po përfaqësohen nga ana juridike nga ata që nuk takojnë por ua jep detyra dhe fakti se Presidenti real i Kosovës po gjykohet për krime lufte dhe në vend të saj është Osmani, fletë shumë kur nga ana tjetër kriminelët e vërtetë të Serbisë po bëjnë plane me bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë dhe në Shqipëri”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Vata  ka cekur se për çfarë është tregues largimi i Ramës nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Largimi i Ramës nga Kuvendi kur fliste Ormani është treguesi i qartë se misioni i Osmanit në Shqipëri ishte destabilizues me qëllime politike të mbarsur nga Serbia për të prishur balancat politike në Shqipëri, Kosovë në një kohë që duhet që të gjithë aktorët të jenë në një linjë të përbashkët, të mbrojmë çështjen e drejtë të shqiptarëve kudo ndodhen ato, dhe sot ky bashkim lipset më shumë se kurrë.

Politika zyrtare e Tiranës është politika zyrtare e SHBA/BE dhe as Rama dhe sa kush do ta pasojë nuk do ta ndryshojnë dot atë, sepse detyrimi politik i Aleancës së Atlantikut është që vende e shqiptarëve ku jetojnë në pesë shtete të ndara me kufinjë të vetë ose të jenë të lira ose të jenë një komb i bashkuar, demokratike dhe në një tablo politike me perëndimin andej nga kanë sytë shpresën dhe të ardhmen shqiptarët.

Në këtë kontekst, Rama ka barazuar politikën e tij të jashtme me SHBA/BE dhe jo me kundërshtarët e shqiptarëve Rusi-Serbi dhe logjikisht, e drejta duket qartë.

Osmani në Tranë u përpoq të bëjë politike të madhe, por në fakt nuk bëri asgjë, vetëm se la një njollë turpi që do e nxjerrë përfundimisht nga politika, dhe shqiptarët shpejt do zbulojnë qëllimin e saj” ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

Mehmeti: Vizita e presidentes Osmani në Tiranë mund të quhet  e suksesshme

Image
Faton Mehmeti

Të njëjtin mendim sikurse parafolësi nuk e ka analisti politik, Faton Mehmeti. Ai ka shpjeguar në një mënyrë interesante injorimin e Ramës ndaj Osmanit.

“Kur të vjen motra në konak vëllu e ka obligim me i bën respektin, natyrisht nëse është vëlla i mirë, nëse është vëlla i keq edhe motrën nuk e respekton. Kështu pak a shumë mund të përshkruhet injorimi që Edi Rama i bëri Vjosa Osmanit, vetëm pse kjo e fundit adresoj shqetësimet e saj dhe të qytetarëve të Kosovës për minishengenin  dhe tentativave për ndarje”, ka thënë ai.

Më tej, Mehmeti shprehet se me fjalimin Osmanit në Kuvend e ka “zhveshur” Edi Ramën nga fasada.

“Në përgjithësi vizita e presidentes Osmani në Tiranë mund të quhet  e suksesshme, ngase ajo ngriti ato shqetësime që i ka çdo qytetarë si dhe e " zhveshi"  Edi Ramën nga fasada. Shumë qytetarë të Shqipërisë nga zonja Osmani mëson edhe më shumë nga ajo që dinin, se Edi Rama është në treshen me Vuçiqin dhe Thaçin kundër interesave kombëtarë. Edi Rama nuk përballon ata që i thonë të vërtetën, ai është mësuar nga servilët që i ka rrotull, e Vjosa nuk është e tillë”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Ndryshe, u zhvillua një takim ndërmjet Ramës dhe Osmanit, por nuk ishte i hapur për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat