Zgjedhje pa “komandantë”

Politika

Zgjedhje pa “komandantë”

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:28
Foto ilustrim “Bota sot”

Zgjedhjet nuk janë shumë larg të ndodhin në vendin tonë.

Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Po ashtu Gjykata në vendimin e saj tha, se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës.

Vota e deputetit Ethem Arifi ishte vota e 61 që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Pas kësaj tashmë temë shumë e diskutuar është kandidatët për kryeministër të vendit të cilët do të propozohen të kandidojnë nga partitë politike.

Duke filluar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila do të garoj me Albin Kurtin, pastaj është Partia Demokratike e Kosovës, e cila do të garoj më Prof. Enver Hoxhaj.

Mirëpo ajo se çfarë dallon këto zgjedhje nga ato të kaluarës është mungesa e Thaçit dhe Veselit në PDK.

Mungesa e tyre në PDK është dalluese, këtë e tha në një intervistë për “Bota sot”, edhe deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi, mirëpo që sipas saj me punë dhe përkushtim ajo ka arritur të mposhtë këtë mungesë të tyre dhe mendohet të dal e para në zgjedhjet të cilat do të mbahen shumë shpejtë.

Thaçi dhe Veseli janë ata të cilët kanë themeluar PDK-në, kështu që mungesa e tyre mbetët të shihet se a do të ndikojë tek elektorati i PDK-së.

Njohësit e çështjeve politike për “Bota sot”, u shprehën që mungesa e të dy liderëve do të vrehet tek votuesit e PDK-së, kjo për faktin që ata janë themeluesit e kësaj partie dhe elektorati është i lidhur ngushtë me ta.

Zogaj: Mungesa e Thaçit dhe Veselit do të ndikojnë në elektoratin e PDK-së

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që mungesa e Thaçit dhe Veselit do të vrehet në këto zgjedhje pasiqë ata kanë krijuar edhe këtë parti. Prandaj ata të cilët kanë edhe miqësi me të dy, mungesa e tyre do të ketë ndikim të madhë në këto zgjedhje.

Image
Skënder Zogaj

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë themeluesit dhe liderët shpirtëror të PDK-s prandaj, mungesa e tyre do të jetë shumë e madhe, për shumë arsye, sidomos për një pjesë tē elektoratit që, në këtë parti ka hy për qëllime formale, që kanë pasur të bëjnë më relacione miqësore me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, që duke pasur funksione të rëndësishme në UÇK, kanë pasur ndikim edhe në rrethin e gjerë të familjeve të luftëtarëve, që apriori janē bërë pjesë e PDK-s”, u shpreh Zogaj.

Më tej, Zogaj thotë që edhe pse mungesa e tyre do të e evitenueshme në këto zgjedhje, nëse lista garuese hartohet me kujdes duke eliminuar disa figura të "shpenzuar" që janë shumë tē përfolura për krim atëhere PDK-ja mund ta kalojë më lehtë këtë krizë.

“Pra mungesa e Hashim Thaćit dhe Kadri Veselit do të jetë me ndikim të madh tek elektorati i kësaj partie, e cila në këto zgjedhje shkon e hendikepur dhe logjjka thotē se do të ketë rēnie të ndjeshme të votave! Gjithsesi që sikurse edhe të gjitha partitë e tjera, me rëndësi shumë të madhe do të jetë lista garuese, që nëse hartohet me kujdes dhe përtërihet, duke eliminuar disa figura të "shpenzuar" që janë shumë tē pëfolura madje edhe të supozuara si të afërta me strukturat e krimit dhe korrupsionit, atëhere PDK-ja do ta kalojë më lehtë krizën aktuale partiake, duke qëndruar në trekendëshin e pative kryesore të Kosovës”, tha Zogaj, për “Bota sot”.

Mehmeti: Elektorati i PDK-së është i lidhur me figurën e liderit të parë dhe të atij aktual

Analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot” u shpreh që mungesa e liderëve tek PDK-ja do të ndikojë tek elektorati i saj dhe imazhi I keq që ka kjo parti gjithashtu do të jetë ndihmes që të mos jetë më e votuara në zgjedhje.

Image
Faton Mehmeti

“Realisht, elektorati i PDK është i lidhur me figurën e liderit, si të atij të parë ashtu edhe të atij aktual.Natyrisht se kjo ndikon tek votuesit, të cilën më nuk kanë siguri në u.d së kryetarit të partisë. Një gjë është e sigurtë se PDK nuk rritet për arsyet që i ceka më lartë, si dhe për imazhin e keq që ka kjo parti në elektorat”, tha Mehmeti

Më tej, analisti thotë që ekzistojnë gjeneratat e reja të cilat e duan vendin më ndryshe se nga ajo që PDK-ja ka “dizajnuar” prej shumë kohësh. Mehmeti e quan sinonim të së keqës PDK-në duke thënë që kjo parti duhet edhe 4 vjet minimum të jetë në opozitë.

“Mos të harrojmë se në Kosovë janë gjeneratat e reja të cilat e duan një Kosovë ndryshe nga ajo që PDK e ka " dizajnuar", andaj kjo parti duhet shumë kohë që të pastrohet nga elemente kriminale brenda saj.PDK është sinonim i të keqës, kjo parti duhet edhe 4 vjet minimumi në opozitë, çka edhe pritet pas zgjedhjeve, meqense kjo parti do merr dënimin që meriton”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Shahu: Këto zgjedhje për PDK-në do të jenë provë e zjarrit

Analisti politike, Rexhep Shahu në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që këto zgjedhje për PDK-në do të jenë prova e zjarrit pasiqë do të duhet të organizohet pa dy krerët më të lartë.

Shahu më tej e quan të vështirë fushatën politikë në këto zgjedhje në këtë kohë që në Speciale gjenden Thaçi, Veseli dhe individë të tjerë të këtij niveli.

Image
Rexhep Shahu

“Për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) këto zgjedhje të parakoheshme janë prova e zjarrit, prova se sa kjo parti është e organizuar dhe sa funksionale do të jetë ajo pa dy krerët e saj më të lartë. Zhvillimet që kanë ndodhur në Gjykatën Speciale ku janë aktualisht Thaçi e Veseli si dy figura të njohura dhe individë të tjerë jo të këtij niveli, e bëjnë të vështirë fushatën politike, por ndërkohë është treguar kujdes që UÇK dhe meritat e saj t’i marrin apo tu dalin zot individët që janë akuzuar”, potencoi Shahu.

Më tej, Shahu thotë që PDK është parti e madhe dhe me përvojë, që din të menaxhoj me përgjegjësi këtë situatë të krijuar megjithatë analisti përmend Kurtin të cilit i drejtohet që për të dal mirë në publikë ka akuzuar të gjithë të tjerët, përfshirë këtu edhe Thaçin.

Përveç kësaj, Shahu paralajmëron që ekziston rreziku i tkurrjes së PDK-së, në mungesë të dy krerëve të partisë.

“PDK nuk është parti e vogël, ka përvojë, ka ushtruar pushtet, ka marrë përgjegjësi, por përveçse ka drejtuesit e saj në Gjykaten Speciale, ajo është mbuluar nga akuzat e pafundme që i’a drejtoi asaj dhe drejtuesëve të saj Albin Kurti i cili për interesat e veta nxiu gjithë njerëzit publikë në Kosovë që të del e vetëm ai i mirë, i bëri të gjithë të këqijë. Kultura e përballjes së tjetrit bëri që të mos dihet saktë masa e abuzimit por të akuzohen pa përjashtim të gjithë nga akuzat e Albinit. Tani që i akuzoi Thaçin e të gjithë sa mundi Albini, tentoi të bëhet i mirë dike propozuar që shteti të paguajë mbojtjen e tyre. PDK dhe elektorati i saj mund të shpërbëheshin, por në atë parti ka njerëz me përvojë, ka kuadro të aftë. Megjithatë rreziku i tkurrjes ekziston meqenëse dy krerët e saj populiste dhe që kishin aftësinë e kontraktimit me elektoratin nuk janë në fushatë”, u shpreh Shahu, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat