Diaspora të ketë ulëse në Kuvend, juristi tregon qëllimin e PDK-së me këtë propozim

Politika

Diaspora të ketë ulëse në Kuvend, juristi tregon qëllimin e PDK-së me këtë propozim

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:52
Kuvendi i Kosovës

Kosova për momentin ka Qeveri në detyrë sepse vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Mirëpo a meriton diaspora të ketë ulëse në Kuvendin e Kosovës?

Njohësi i çështjeve juridike dhe poltike në vend, Blerim Bujrani, në një pronocim për “Bota sot”, ka thënë se, kjo puna e ulëseve në Kuvend nga diaspora, nuk është e rregulluar me ligjin për zgjedhjet.

“Kjo nuk është e rregulluar me ligjin për zgjedhjet se diaspora të përfaqësohet me së paku dy deputet, siç është rasti i Maqedonnisë, pra në Kosovë varet nga partitë a don a jo të kandidiojnë kandidat nga diaspora dhe kjo varet nga qytetarët dhe diaspora me të drejt a dëshriojnë të votojë kandidat të diapsorës të renditur në listën zgjedhore të partive”, shprehet Burjani.

Image
Blerim Burjani

 

Sipas tij, kjo po bëhet më shumë marketing politik dhe fushatë parazgjedhore se sa realitet.

“Këtë e ka proklamuara por nuk ka vende të rezervuar në Kuvend për diasporën, pra kjo më tepër është marketing politik dhe fushatë parazgjedhore se sa realitet”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat