Ndëshkimi i LDK-së, analisti: Mustafa gjithmonë shkelte vullnetin e sovranit, përmend edhe këtë deklaratë të tij

Politika

Ndëshkimi i LDK-së, analisti: Mustafa gjithmonë shkelte vullnetin e sovranit, përmend edhe këtë deklaratë të tij

Nga: A.SH Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 23:03
Isa Mustafa

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thënë në një deklaratë të tij se nuk i uron fitoren VV-së si bashkëpartiakët e tij dhe ka fajësuar VV-në për humbjen e LDK-së, pasi sipas tij, votuesit e LDK-së e kanë votuar VV-në dhe kështu ajo ka fituar, derisa nuk e di pse ata e kanë ndëshkuar me votë.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, Isa Mustafa nuk ka qenë asnjëherë i interesuar për partinë e tij.

Sipas tij, Mustafa edhe më përpara kishte deklaruar se populli nuk mund të vendos kush qeverisë, andaj edhe sovrani e ndëshkoi.

“Z. Mustafa nuk i ka interesuar asnjëherë partia e tij, i cili që nga koha që ka ardhur në krye të saj vetëm e ka shkatërruar duke i ndjekur parimet e dy apo tre klientistëve të partisë së tij, ku për t'a kanë punuar të gjithë. Është e vërtetë ajo që thotë z.Mustafa për veprimet e tij të gabuara e ndëshkojë sovrani, pasi që gjithmonë shkelte vullnetin e sovranit, e jo vëtëm që e shkeli por patë dhenë një deklaratë me të cilën ofendoi elektoratin e LDK-së ku thoshte se populli nuk mund të vendos kush qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Kurse, sa i përket fajësimit të VV-së, Krasniqi shprehet se, Mustafa është faktori kryesor për shkatërrimin e LDK-së

“Kreu i LDK-së mund të fajësojnë LVV-në por ai është faktori kryesor për shkatërrimin e LDK-së se prishi koalicionin me VV-në largojë znj. Osmani nga kryesia e cila kaloj në listat e VV-së së bashku me elektoratin e saj dhe në fund i dhanë shpërblimin LDK-në duke e shndërruar në një mini-parti”, përfundon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat