“Përçarje në PDK”, Profesori: Kurti nuk ua jep luksin pasardhësve e grupit Pronto të PDK-së

Politika

“Përçarje në PDK”, Profesori: Kurti nuk ua jep luksin pasardhësve e grupit Pronto të PDK-së

Nga: N.Sh Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Albin Kurti

Pas të certifikimit të rezultatit zgjedhor nga ana e KQZ-së, pritet që menjëherë të formohej Qeveria me në krye liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Qeveria Kurti 2, sipas ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Albin Kurtit, Driton Talit do të formohet pa asnjë problem.

Ai ka thënë se nuk ka nevojë që LVV-ja të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër, pasi që Qeverinë do ta formoj e vetme. Se Qeverinë do ta formojë me pakicat jo serbë e thotë edhe analisti politike dhe profesori Sulejman Mehazi.

“Deklata e Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, se ‘nuk do bëjë koalicion pasgjedhore me asnjë parti politike, se mjafton koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin’, na detyron të mendojmë se Albini do i rri deri në fund kësaj fjale. Edhe sikur të donte të koaliciononte Kurti me partitë tjera, PDK-në, AAK-në e LDK-në ai nuk do ta bënte për shkak pazareve të shtrejta koalicionuese”, thotë Mehazi.

Profesori e ka komentuar edhe një koalicion me PDK-në, por që sipas tij, nuk do të ndodhë.

“Për LVV-në shumë më i lehtë do ishte pazari i koalicionimit me partitë e pakicave jo serbe që së bashku kanë 10 deputetë, e Albini mund të zgjidhte, sesa me partitë tjera shqiptare të Kosovës. Edhe pse përflitet për një koalicion i LVV-së me PDK-në, por duke parë vendosmërinë e Enver Hoxhajt i cili tha, se, asgjë s'kemi të përbashkët më LVV-në për të koalicionuar, duke na bërë me dije se të pakta janë shanset për të bashkëpunuar PDK-ja me LVV-në”, thekson ai.

Sipas tij, heshtja e Hoxhajt dhe zëri i lartë i Sami Lushtakut po shpreh një përçarje brendapartiake. Sipas tij, Kurti nuk ua jep luksin qeverisës pasardhësve të grupit Pronto të PDK-së.

“Në anën tjetër heshtja e thellë e Enver Hoxhajt e zëri i lartë i Sami Lushtakut shpreh një përçarje brendapartiake që njëra është për të hyrë në pushtet me LVV-në e tjetra për të mbetur në opozitë. Megjithatë, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ua jap ketë luks qeverisës pasardhësve të grupit Pronto të PDK-së që zhvatën tmeresisht Kosovën, po do koalicionojë me partitë e pakicave joserbe boshnjake që kanë tre deputetë, apo turke, aq sa Kurtit i duhet numri i 61 deputetëve”, përfundon Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat