Albin Kurti përballë “peshqve të mëdhenj”, ja çfarë thotë ish-agjenti i SHIK-ut për këtë sfidë

Politika

Albin Kurti përballë “peshqve të mëdhenj”, ja çfarë thotë ish-agjenti i SHIK-ut për këtë sfidë

Nga: N.SH Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:51
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në ardhje, Albin Kurti për stabilitet politik, nuk do të bëjnë paqe me të korruptuarit.

Kështu po vlerëson, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Sipas tij, nëse Kurti e bën këtë do të dështojë në zgjedhjet e ardhshme.

Miftari shton se Kurti duhet të dëshmojë atë për të cilën është zotuar, se krimi duhet të luftohet nga lart e teposhtë pa kurrfarë mëshire.

“Si është e mundur që njeriu i thjeshtë të dënohet disa vjet burg për 300 euro kurse politikani për qindra mijëra euro dhe për dhjetëra miliona euro të dënohet me kusht. Ndodhë edhe ajo për tentim planifikim të një vrasje, një politikan i PDK-së dënohet 2000 euro e kjo nuk është drejtësi, kjo ne fakt është tallje me drejtësinë dhe tallje me neve popullin”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, vazhdimi dhe ngutja e dënimeve me kusht, që i bije dënim me lirim, për zyrtarët e korruptuar, po bëhet veprim i zakonshëm dhe i shpejtë, pikërisht tani, sepse njerëzit e instaluar në sistemin e drejtësie, të varur nga politika që e kontrollon këtë sistem, po duan t’i mbyllin mundësitë që të akuzuarit të nxirren ne gjyq e të dënohen nga një drejtësi tjetër e pa varur, që do të reformohet e fuqizohet nga qeveria e re e cila do ta pastroj sistemin me vetting.

“Kështu duke lëshuar një fshesë të madhe në prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës, për ti pastruar të dyja këto fusha nga sekserët politik të partive të korruptuara. Dënimi qesharak i zyrtarëve të lartë politik shtetëror është i kuptueshëm pasi këta zyrtar nuk kanë punuar të vetëm por i kanë pas shefat e tyre që rrinë në prapa vij. I njëjtë ishte edhe dënimi qesharak i Adem Grabovcit apo tani lirimi i komandantëve të veteranëve të rrejshëm të UÇK-së, dhe tani së fundi edhe dënimi qesharak i ish kryetarit të PDK-së në Klinë, Sokol Bashotës apo Pal Lekajt, i cili gjithsesi do të duhej të jepte përgjegjësi edhe për skandale të tjera, e sidomos për atë rastin se si ju nda ai 53 milionëshi Bektel Enkës”, thotë tutje Miftari.

Sipas tij, drejtësia ka dështuar edhe në shumë raste të tjera.

“Dikur eldorado e korrupsionit ishte edhe AKM-ja që me paratë e 3 përqindëshit të LDK-së shiteshin e bliheshin pronat milionëshe, për pak para, bliheshin e shiteshin edhe nga fondi i LPK-së, Vendlindja Thërret, fond i cili ishte ekskluzivisht për UÇK-në, për luftën, por u keqpërdor mbi 90 përqind e tij, përfundoj në gjepat privat të disa personave dhe me të njëjta para blihej pasuria e Kosovës. Qeveria e ardhshme, pos vettingut, prioritet e ka ndjekjen dhe dënimin e politikanëve dhe komandanteve milionerë të korruptuar në kurriz të luftës, në kurriz të shtetit dhe populli tonë, të këtyre politikanëve dhe komandantëve të korruptuar që duhet me ju treguar se edhe ne e dimë matematikën. Edhe ne kemi pas nga një veturë a dy, edhe ne kemi pasur dhe kemi familjarë në perëndim, por as nuk vodhëm as nuk u pasuruam brenda natës”, përfundon ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat