Parashikimi: PDK përfundimisht drejt ndarjes – ja kush e merr drejtimin e partisë

Politika

Parashikimi: PDK përfundimisht drejt ndarjes – ja kush e merr drejtimin e partisë

Nga: P.R Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:16
PDK

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveq LDK-së, edhe Partia Demokratike e Kosovës shënoi një rezultat të dobët.

Edhe pse doli e dyta, ajo mori vetëm 16.9 % të votave. E tani kur Kosova është në prag të zgjedhjes së presidentit të ri, brenda PDK-së kanë filluar të dalin shumë pa kënaqësi.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

“Zonja Osmani nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës, pasi ka qenë figurë polarizuese në raport me qytetarët, por edhe me subjektin e saj politik (LDK) që e ka shndërruar në viktimë. Qëndrimi i PDK-së është super i qartë, nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë. Qëndrimi apo jo në sallë është temë teknike. A qëndron në sallë apo jo, nuk ka kurrfarë vlere, tema është a merr pjesë a jo”, ka thënë Hoxhaj.

E ndryshe nga Hoxhaj mendon nënkryetari dhe njëri nga njerëzit më të fuqishëm të PDK-së, Sami Lushtaku.

“Të jem i sinqertë dje është diskutuar shumë çka, por ne nuk kemi marrë ndonjë vendim se a do të qëndrojmë në sallë apo jo. Unë besoj që pas takimit që e kemi me Kryesinë e partisë me siguri se kemi me bë të qartë se a do të rrin grupi parlamentar i PDK-së në sallë apo jo”, ka deklaruar Lushtaku.

E krejt kjo që po ndodh brënda PDK-së, sipas analistit politik, Faton Mehmeti, është shenjë se PDK po shkon drejt ndarjes.

Image
Faton Mehmeti

“PDK do të ndahet dhe kjo s’ka diskutim, ka kohë që po vlon nga brenda, është një bombë me sahat që pritet të shpërthej nga çasti në çast. PDK duhet dhe do të futet në reforma, është kërkesë e kohës të cilës s’mund t'i ik as PDK”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, ndarja e PDK-së do të ndodhë me zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Njësoj si LDK edhe PDK do zgjedh kryetarin dhe kryesinë e re, aty ku edhe do plas bomba e ndarjes. Pas ndarjes PDK mund të rritet, nëse mbesin reformatorët e vërtetë, ose do fundoset përfundimisht”, shprehet Mehmeti.

Për fund, analisti Mehmeti deklaron se kryetare e re e PDK-së do të jetë Vlora Çitaku.

“Vlora Çitaku pritet të jetë kryetare e re e PDK-së, kjo është ajo që do të ndodh, në pyetje është koha. Mirëpo, është e pashmangshme një gjë e tillë”, p[ërfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat