Maraj ka këtë paralajmërim për LDK-në

Politika

Maraj ka këtë paralajmërim për LDK-në

Nga: A.M. Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:02
LDK

Profesori Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, shprehet se zgjedhjet brenda LDK-së nuk janë bërë të plota.

“Zgjedhjet në LDK nuk arritën të behën të plota. Votuan delegatet e Kuvendit të LDK që ishin zgjedhur në kohën kur udhëhiqnin këto kryesi të degëve të LDK që kanë humbur zgjedhjet anë e kënd Kosovës”, ka potencuar profesori.

Po ashtu, Maraj ka komentuarmbetjen jashtë të disa anëtareve të LDK-së, ku mendon se faturë tjetër për LDK që do të paguhet në zgjedhjet lokale.

“Mbetja jashtë kryesisë së LDK-së të disa anëtareve dhe nënkryetarëve më duket mjaftë normale, por mbetja e atyre që janë po aq humbës të zgjedhjeve sa edhe këta që janë jashtë kryesie, më bënë të mendoj që do të prodhojnë faturë tjetër për LDK që do të paguhet në zgjedhjet lokale”, ka thënë Maraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat