“Fjalimi i djeshëm i Gërvallës ishte më i miri që ka mbajtur ndonjëherë në OKB ndonjë ministër nga Kosova”

Politika

“Fjalimi i djeshëm i Gërvallës ishte më i miri që ka mbajtur ndonjëherë në OKB ndonjë ministër nga Kosova”

Nga: A.SH Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:12
Donika Gërvalla

Dje është mbajtur takimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pjesëmarrëse ishte edhe Kosova në krye me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvallën.

Mirëpo kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ishte në qendër të vëmendjes. Krejt kjo pasi kërkesës së Rusisë për heqjen e flamurit të Kosovës.

Por kjo kërkesë Rusisë është refuzuar nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, fjalimi i Gërvallës ishte i qartë, konciz, i matur dhe domëthenës.

“Fjalimi i Donika Gërvallës është mbase fjalimi më i mirë që një ministër i jashtës i Kosovës ka mbajtur ndonjëherë. Një fjalim i qartë, konciz, i matur dhe domëthenës. Kundërshtimi i Rusisë doli të ishte i kot , pasi kur ke njerëz të dinjitetshëm, të pakorruptuar dhe me integritet si zonja Gërvalla edhe shtete mike të mbështesin, siç ndodhi me zonjën Gërvalla që fal vendomsërisë së saj dhe mbështetjes së Britanisë arriti të paraqitet me flamurin e Kosovës”, ka thënë Mehmeti.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

 

Ai ka vlerësuar fjalimin e saj duke thënë se, fjalimi i djeshëm i Donikës ishte më i miri që ka mbajtur ndonjëherë në OKB ndonjë ministër apo zyrtar tjetër nga Kosova.

“Me njerëz të dinjitetshëm si zonja Gërvalla pasqyra e vendit tonë nxjerr imazhin pozitiv të Kosovës. Deri tani vendi ynë s’ka pasur njerëz me dinjitet, andaj me zonjën Gërvalla dhe presidnten Osmani Kosova më në fund ka njerëz me të cilët krenohet. Fjalimi i djeshëm i Donikës ishte më i miri që ka mbajtur ndonjëherë në OKB ndonjë ministër apo zyrtar tjetër nga Kosova”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat