“Kurti nuk është diktator”, paralajmërohet opozita nëse refuzon ftesën për takim para dialogut

Politika

“Kurti nuk është diktator”, paralajmërohet opozita nëse refuzon ftesën për takim para dialogut

Nga: M.H. Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:59
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri Kurti në qeshor të këtij viti do të takohet me presidentin Vuçiç për të vazhduar dialogun në mënyrë që të përafrohet një marrëveshje mes dy vendeve.

Mirëpo para se të shkoj në takim me Vuçiçin, Kurti ka paralajmëruar që do të takohet me opozitën, në mënyrë që të jenë të koordinuar mes veti.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu duke u shprehur që kryeministri do të takojë opozitën para se të ulet në tavolinë për bisedime me Serbinë.

Në lidhje me këtë temë, profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se ku veprim dëshmoi edhe njëhere që Kurti ka prioritet Kosovën.

Kurti sipas profesorit respektoi opozitën dhe iu bëri me dije kundërshtarëve politikë që nuk është dikator pasi suksesin e qeverisë ai dëshiron ta bashkangjisë edhe me partitë opozitare.

Image
Sulejman Mehazi

“Se për kryeministrin Albin Kurtin është primare Republika e Kosovës e sekondare partia e tij e LVV-së vërehet me ftesën e bërë partive opozitare me rastin e dialogut me Serbinë. Marrëveshja paraprake me opozitën para se të takohet me Vuçiqin tregon se Albin Kurti nuk është tip i marrëveshjeve kryeneçe e private të takimeve të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit me Vuçiqin. Ftesa e Albin Kurtit për të ulur në tavolinë me partitë opozitare me rastin e dialogut me Serbinë ua bën me dije të gjithë kundërshtarëve politikë se Kurti nuk është kryeneq, diktator, serbo-rusë etj. sì i thonë, përkundrazi, ai nuk do përgjegjësi vetanake me rastin e dialogut me Serbinë, po kërkon që suksesi i qeverisë së Kosovës të bashkangjitet edhe me partitë opozitare”, u shpreh profesori.

Tutje, Mehazi thotë se refuzimi i një ftese të tillë mund të jetë vetëm në dëm të opozitës.

Gjithashtu shton se opozita në këtë rast duhet të mendoj për të miren e Kosovës dhe jo për inatet politike.

“Problemi është se këtë dëshirë takuese të Kurtit a do t'ia plotësojnë partitë opozitare të PDK-se, LDK-se dhe AAK-së. Refuzimi i ftesës së Kurtit do ishte më shumë në dëm të Abdixhikut e Hoxhajt sesa në dobi të tyre, për shkak se të gjitha kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës Kurtit do binin në ujë se s'di të bëjë politikë, se është i shitur, se bashkëpunon tinëzisht me Serbinë, se është kundër amerikaneve, se është i vetëpëlqyer, diktator e gjetiu. Nëse me të vërtetë partitë opozitare ia duan të mirën Kosovës duhet t'i bashkangjiten qeverisë së Kurtit me rastin e dialogut me Serbinë. Abdixhiku, Hoxhaj e Haradinaj duhet ta kenë të qartë se gjatë dialogut me Serbinë nuk do flitet për Kurtin, por për Kosovën e tyre”, nënvizoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat