“Vendi është në një fazë kritike”

Politika

“Vendi është në një fazë kritike”

Nga: M.H. Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Kosova është një vend i vogël i cili u përballë shumë me vështirësi përballë pandemisë Covid-19.

Pandemia arriti që të destabilizoj vendin e në veçanti ekonominë, shkruan “Bota sot”.

Mbyllja e bizneseve arriti që të bllokojë të hyrat e vendit e kështu vështirësoi edhe bizneset private.

Në lidhje me situatën aktuale në vend në veçanti ekonominë e vendit, ka folur deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala.

Shala është kryetar i Komisionit ekonomik të vendit dhe për “Bota sot”, tregoi që janë duke punuar rreth një plani për të inkorporuar kërkesat dhe shqetësimet e odave ekonomike si dhe pjesën e propozuar nga qeveria në kuadër të planit legjislativ.

“Ne jemi në fazën fillestare të punës dhe përgjegjësive që kemi në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Është njëri prej komisioneve funksionale i rëndësisë së veçantë, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik. Prandaj jemi në përgatitje të hartimit të planit të punës së komisionit, në të cilin plan po mundohem të inkorporoj të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e odave ekonomike, shoqërive civile, grupeve të interesit, si dhe pjesën e propozuar nga Qeveria në kuadër të planit legjislativ”, u shpreh Shala.

Ai gjithashtu shton se nga ky plan do të rrjedh gjysma e punës dhe aktivitetin që Shala ka përgatitur.

Duke shtuar se jo vetëm komisioni por I githë vendi është një një fazë kritike.

“Aktualisht nga ky plan do të rrjedh më shumë se gjysma e punës dhe aktivitetit tim, në ndihmë të konsolidimit të legjislacionit ekonomik, në ndihmë të sektorëve që mbulojmë, të ndërmarrësve, bizneseve që aktualisht janë në një situatë të rënduar ekonomike, me theks të veçantë për shkak të pandemisë, dhe mbylljeve e kufizimeve krejtësisht pa analizë ekonomike dhe sociale.

Mendoj që jo vetëm komisioni, por i gjithë vendi është në një fazë kritike”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat