Në 245 vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve, Bytyçi vjen me një kërkesë për shqiptarët,ja çfarë iu kërkon publikisht

Politika

Në 245 vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve, Bytyçi vjen me një kërkesë për shqiptarët,ja çfarë iu kërkon publikisht

Nga: M.H. Më: 4 korrik 2021 Në ora: 19:49
Joe Biden

Sot SHBA shënon sot festën më të madhe kombëtare, 245 vjetorin e pavarësisë, ku me 4 Korrik 1776 shpallën pavarësinë e tyre.

Ky përvjetoë i pavarësisë së tyre na kujtonë qëndrueshmërinë dhe sukseshmërinë e një vendi botëror.

SHBA-të me fuqinë e tyre luajnë rol kyç në gjithë botën, janë një nga fuqitë më të mëdha botërore.

Në lidhje me këtë vjetorë të pavarësisë së tyre, për “Bota sot”, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi duke treguar veçantit që SHBA-të kanë tash e 245 vite më parë.

Ai tregon një historik të shkurtur që nga themelimi i SHBA-ve e deri tek sukseset që numërojnë duke shtuar që Kushtetuta amerikane është e para kushtetutë në botë që përcakton se qytetarët kanë të drejtë të vetëqeverisen.

Image
Enver Bytyçi

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës u krijuan më 4 korrik 1776, ose si sot 245 vite më parë. Krijimi i këtij shteti të madh shënon një ditë historike jo vetëm për qytetarët amerikanë, por për gjithë njerëzimin. Të gjithë ata njerëz që duan lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin njerëzor frymëzohen nga dita e themelimit të SHBA-ve e sidomos nga kushtetuta e këtij shteti të madh, e hartuar nga presidenti i dytë i vendit, Tomas Jafferson miratuar njëmbëdhjetë vite më vonë (1887). Por luftën për pavarësi nuk e udhëhoqi Jafferson. Ishte George Washington, ai që ushëhoqi atë luftë, e cila në fakt ishte pasojë e konfliktit të brendshëm dhe administratorëve anglezë, spanjollë, francezë etj. SHBA-të janë i pari shtet qytetar i krijuar në planetin tonë. Kushtetuta amerikane është e para kushtetutë në botë që përcakton se qytetarët kanë të drejtë të vetëqeverisen, duke i zgjedhur vetë ata që do të duhet të qeverisin. Presidenti Ëashington është i pari lider në botë që vetëkufizoi mandatin e tij në tetë vite me dy herë të drejtë zgjedhjeje dhe kjo vazhdon kësisoj edhe sot”, tha ai.

Tre arsyjet që SHBA-të janë model i një shteti modern dhe suksesshëm

Tutje, profesori vazhdon të i tregoj tri arsyjet që SHBA-të janë një model i një shteti modern dhe të sukesshëm, si fillim cek mesazhin se zhvillimi më i qëndrueshëm në histori është evolucioni dhe se vetëm evolucioni dhe jo revolucionet janë e mbeten mjetet më të suksesshme të zhvillimit të kombeve, ndërsa së dyti thotë se SHBA-të janë model për gjithë botën për demokracin që ata vazhdojnë ta kenë dhe së treti Universalizmi është tipari themelor i filozofisë së politikës amerikane.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë i pari vend i botës demokratike që ndërtoi institucione të pavaruara, me pushtete të balancuara dhe të ekuilibruara. Dhe kushtetuta amerikane është e vetmja kushtetutë që nuk e ka ndryshuar thelbin e saj që nga hyrja e saj në fuqi para 234 vitesh. Të gjitha këto karakteristika e bëjnë shtetin amerikan modelin e sistemit të lirisë e të demokracisë në botë. Dhe në strukturën e saj të brendshme ai është e mbetet i tillë. Prandaj SHBA-të na japin mësime universale të çmueshme. Së pari, ato na japin mesazhin se zhvillimi më i qëndrueshëm në histori është evolucioni. Kjo do të thotë se vetëm evolucioni dhe jo revolucionet janë e mbeten mjetet moderne e më të suksesshme të zhvillimit të kombeve, sheteteve dhe gjithë njerëzimit. Së dyti, SHBA-të i kanë dhënë botës modelin e zgjedhjeve të përfaqësuesve në qeverisje direkt nga qytetarët e vendit. Sigurisht që ky model ishte aplikuar edhe në demokracinë greke të Perikliut e në Republikën e Romës, por në SHBA vendosen disa kritere e parime të reja të demokracisë moderne. Së treti, Universalizmi është tipari themelor i filozofisë së politikës amerikane, një koncept i përpunuar në kohën e krijimit të shtetit amerikan nga filozoofi gjerman, Immanuel Kant. Për këto arsye kombet, vendet dhe shtetet që synojnë demokracinë kanë një prirje të pashmangshme për të qenë aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht ndikimit të aspekteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, thekson profesori.

Duke vazhduar, Bytyçi flet edhe për lidhshmërinë që shqiptarët kanë me SHBA-të duke përmendur presidentin Rugova që gjithmonë ka mbajtur lidhshmërinë me to mirëpo duke mos lënë anash as Shqipëinë dhe Maqedonin.

“Ndërkaq shqiptarët në Ballkan i panë SHBA-të gjithnjë si vendin e shpresës, tek të cilat ata mund të mbështeteshin fuqishëm për të drejtat njerëzore, politike dhe kombëtare të tyre. Kosova, sidomos pas shfaqjes në skenën politike të saj të Dr. Ibrahim Rugovës, punoi shumë për të merituar ndihmën dhe përkrahjen amerikane. „Shtëpia pa miq nuk mbahet“, thoshte presidenti historik, Ibrahim Rugova. Dhe menjëherë formulonte kërkesën e tij për Kosovën “shtet të pavarur e Sovran, të hapur me Shqipërinë e Serbinë dhe në miqësi të përhershme me SHBA-te”! Por edhe Shqipëria dhe shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët në Mal të Zi e në Luginën e Preshevës e kanë ndjerë nga afër dorën e ngrohtë miqësore të SHBA-ve”, potenoci ai.

Nga ana tjetër, profesori përmend edhe Konferencën e Paqes së Parisit në të cilen ishte në rrezik Shqipëria të copëtohej por që presidenti amerikan Wilson e ndaloi atë.

E duke vazhduar ai përmend edhe bombardimin e Serbisë për ta çliruar Kosovën.

“Shqipëria ishte në rrezik të ricopëtohej në Konferencën e Paqes të Parisit në vitin 1919. Por ishte presidenti amerikan, Wilson, ai që vuri veton dhe i shpëtoi territoret shqiptare të jugut të Shqipërisë pa i grabitur Greqia e Venizellosit. Ishin SHBA-të ato që ndezën ndjenjat e lirisë së shqiptarëve në fund të viteve 1980 e fillim të viteve 1990, ndaj dhe shpërtheu lëvizja për demokraci e liri. Ishte presidenti amerikan Georg S. Bush, ai që priti për herë të parë me nderime të mëdha presidentin e Shqipërisë në vitin 1992 dhe pasuesi i mëvonshëm i tij, George W. Bush ai që do ta vizitonte Shqipërinë në vitin 2007. W. Bush shpallipavarësinë e Kosovës në selinë e kryeministrisë së shtetit shqiptar. Ndërkohë që presidenti i madh, Bill Clinton, kishte urdhëruar NATO-n të bimbardonte Serbinë për ta çliruar Kosovën prej saj. Nuk kanë të sosur kontributet amerikane në dobi të kombit shqiptar, ndaj dhe bashkë me amerikanët shqiptarët janë në të drejtën e tyre ta festojnë festën e pavarësisë së SHBA-ve si festën e tyre”, nënvizoi profesori.

Bytyçi shprehet mirënjohës ndaj SHBA-ve duke theksuar që nuk kanë çmim ndihmat dhe kontributet e Amerikës për Kosovën, Shqipëinë dhe kombin shqiptar.

Anadaj Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë t’i kundërvihen interesave amerikane dhe europiane në rajonin tonë.

“Nuk kanë çmim ndihmat dhe kontributet amerikane për Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar. Pavarësia e Kosovës është eskluzivitet i angazhimit amerikan dhe të NATO-s dhe vullnetit të shqiptarëve. Pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm pikërisht për shkak të aksioneve që SHBA-të kanë në këtë projekt. Prandaj dhe bashkëpunimi shqiptaro – amerikan, sidomos ai Kosovë-SHBA është jetik për të sotmen e të ardhmen tonë. Sigurisht, që është e domosdoshme të bëhet kujdes që në emër të bashkëpunimit amerikan liderët politikë dhe strukturat shtetërore të shqiptarëve të mos bashkëpunojnë me lobe serbe e ruse në SHBA, të cilat janë legjitime. Por bashkëpunimi me SHBA-të është i pashmangshëm në çdo kohë e për të gjitha çështjet tona të përbashkëta. Së pari, Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë t’I kundërvihen interesave amerikane dhe europiane në rajonin tonë. Përkundrazi ne të këto interesa e gjejmë dhe duhet ta gjemë veten tonë”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat