“Ky është një akt luftarak!”/ Juristi tregon se si duhet të sillet Kosova pas kërcënimeve të Serbisë me helikopterë ushtarak

Politika

“Ky është një akt luftarak!”/ Juristi tregon se si duhet të sillet Kosova pas kërcënimeve të Serbisë me helikopterë ushtarak

Nga: A.Z Më: 25 shtator 2021 Në ora: 15:31
Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës

Gjatë ditës së premte, u raportua se tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak.

Fluturimi i helikopterëve të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovë, ndodhi në ditën kohën kur rruga po mbahet e bllokuar nga protestuesit serbë, të cilët po kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Gjithë kjo po konsiderohet si kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën nga Ushtria serbe.

Juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kërcënimet e tilla do të vazhdojnë, por se a do të arrijë kjo deri te ndonjë konflikt sipas Kelmendit, varet nga faktori ndërkombëtarë, nga gjendja në ato anë, si dhe nga vendosmëria e Republikës së Kosovës për të mbijetuar si shtet ndaj kërcënimeve të Serbisë.

“Republika duhet të mbrohet është pikërisht kërcënim i ashpër fluturimet e helikopterëve vëzhgues serb në afërsi të kufirit me Kosovën. Dhe, kërcënimet e tilla ushtarake do të vazhdojnë dhe do të thellohen. Ndërsa, a do të vijë deri te konflikti i armatosur, pra a do të ketë sulm serb, varet nga disa faktor. Së pari, nga faktori ndërkombëtar, sepse është ai që e përcakton kornizen e sigurisë, nëpërmjet KFORI-t. Së dyti, nga gjendja në ato anë dhe tërësisht në veri të Kosovës dhe së treti, nga vendosmëria e Republikës së Kosovës për të mbijetuar si shtet kërcënimeve të Serbisë. Çështja varet edhe nga dy anë shumë domethënëse për gjendjen. a. Sa vazhdon gjendja e tillë e njëjtë dhe b. Si kapet dhe reflektohet ajo në Bruksel, në Londër, në Parisë, në Berlin, në Uashington, madje edhe në Moskë e në Peking.”, u shpreh Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Më tej, ai shtoi se frika është vetëm se sa duhet të lejohen këto bllokime, madje, ai thekson se ato fluturime të helikopterëve shërbejnë për vëzhgimin e situates në teren, prandaj duhet të veprohet me lëvizje të shpejta.

“Frika qëndron vetëm te fakti se sa duhet të lejohen këto bllokime? Mendohet se ato e internacionalizojnë Republikën. Mirëpo, ka edhe anë tjera, ajo që krijon situatë për luftë. Këtu paraqitet pytja: Ku është FSK? Çka po bënë KFOR? Sa është e aftë Kosova të mbrojë hapësirën e vetë? Helikopterët nuk fluturuan për sorra. Ato fluturime shërbejnë kryesisht për vëzhgimin dhe skenimin e situatës në terren. Ky është një akt luftarak! Këtu duhet të merret shembull dhe të veprohet me lëvizje të shpejta nga një pozicion në tjetrin dhe të ketë më shumë forca në vijën kufitare”, përfundoi Kelmendi.

Tutje theksoi se pasi ushtria serbe është në afërsi të pikave kufitare, Kosova duhet t’i ruhet kësaj.

Kelmendi shtoi se reciprociteti duhet të futet edhe në fushat e tjera.

“Ka të dhëna se ushtria serbe është në afërsi të pikave kufitare, përveç policisë dhe forcave centike vullnetare serbe. Kësaj duhet Republika t’i ruhet. Dhashtë zoti dhe nuk ka eskalim të mëtejmë dhe largohen barikadat. Natyrisht jo duke hequr reciprocitetin. Përkundrazi! Reciprociteti duhet të futet edhe ne fushat tjera dhe një herë e mire te kuptohet drejte Republika. Republika duhet te mobilizohet per ditet shume me te renda. Kushdo ka obligim per t'iu pergjigjur Republikes”, ka potencuar Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat