“Zbulohet” arsyeja e vizitës së Grenellit në Kosovë/Ky është plani që po kurdis me Vuçiqin

Politika

“Zbulohet” arsyeja e vizitës së Grenellit në Kosovë/Ky është plani që po kurdis me Vuçiqin

Nga: M.H. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 20:48
Richard Grenell

Ditë më parë ish i dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka vizituar Kosovën.

Kjo vizitë zgjati dy ditë duke mos u treguar detajet e ardhjes së tij, përcjell “Bota sot”.

Grenelli ka qenë ngarkuari i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri i cili komentoi vizitën e Grenellit.

Ai tha është shumë e dyshimt kjo vizitë e Grenellit pikërisht kur u bëri bujë deklarata e analistit serb për pagesën që ka fituar Grenelli për lobimin pro Serbisë.

Qarri thekson se Grenelli njihet që ka pasur polemika të vazhdueshme me Kurtin dhe Osmanin.

Siç dihet Richard Grenell ishte i dërguar i ish presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, me ndërmjetsimin e të cilit, më 4 shtator 2020, ish-kryeministri i kundërligjshëm Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, siguruan Marrëveshjen e ashtuquajtur të Uashingtonit, me ç`rast Avdullah Hoti , hoqi pavarësinë e Kosovës nga rendi i ditës dhe me nënshkrimin e tij e bëri Serbinë hisedare edhe në Ujman. Madje megjithëse Grenell ishte emisar i Trumpit, ai tek shqiptarët më tepër njihet për polemikat e vazhdueshme me kryeministrin aktual Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani. si dhe për nxitjen e rrëzimit të Qeverisë Kurti -1,me porosi të tij, gjë që këto ditë u dëshmua edhe publikisht në media nga vet përfaqësuesit e LDK-së, sharlatani Arben Gashi i cili dëshmoi se vazhdimisht kanë marr sms nga Grenell deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti-1 . Ndaj me këtë rast, është tejet interesant të ceket se vizita e emisarit Grenell, vije pikërisht, vetëm dy ditë, pas deklaratës së analistit serb nga Beogradi, Dushan Janjiq se Grenell, paguhet nga Serbia mese 100 mijë dollarë në muaj për lobim-pro serb në SHBA”, u shpreh ai.

Duke vazhduar më tej, Qarri thotë se Grenelli erdhi menjëhere pasi vizitoi Serbinë ku mori pagat e premtuar nga Vuçiqi.

Gjithashtu ai cek edhe tani duhet ta bëjë përcjelljen e instruksioneve të reja, për rrëzimin apo dëmtimin sa më të madh të Qeverisë Kurti-2.

Kështu që Grenell para se të vinte në Kosovë, ai fillimisht qëndroi në Serbi,ku ndoshta mori pagat e premtuara nga Vuçiqi atje, pastaj vizitoi Shqipërin, ku përpos mbledhjes së mitos së mbetur eventuale, ai u prit edhe nga vet presidenti Ilir Meta, si dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa për fund vendosi të vizitonte për dy ditë me radhë edhe Kosovën, ku përflitet se kishte për të kryer, dy detyra të "mëdha"! E para thuhet se ai ka një porosi të fort dhe instruksion me rëndësi të posaçme për opozitën aktuale se si të veprojnë pas "mos-suksesit" eventual edhe në zgjedhjet komunale në përballje me LVV-në , si dhe të mblidhte tagrat për këshillimet e dhëna ish pushtetarëve të inkriminuar dhe opozitarëve aktual, për rëzimin e Qeverisë Kurti-1. Ndërsa e dyta, ai tani duhet ta bëjë përcjelljen e instruksioneve të reja, për rrëzimin apo dëmtimin sa më të madh të Qeverisë Kurti-2, në kooketim me Vuçiqin dhe duart e zgjatura të Serbisë në Kosovë, Lëvizjen serbe me në krye Goran Rakiqin, Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojqiqin, të cilët duket se edhe pas rrëzimit nga pushtetit, vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta de kanë kooketim të vazhdueshëm me krerët e opozitës në vendin tonë, për inskenimin e problemeve të radhës në Kosovë”, nënvizon tutje analisti.

Në fund, analisti thotë se prapa kësaj vizite mund të ekzistoj një planë tjetër i fshehtë ani-Kosovë, pasi dihet që Grenelle mbanë lidhje të ngushtë me Vuçiqin.

Ndaj, përderisa Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi se nuk do të ketë asnjë takim me Grenellin, siç thanë edhe perfaqësuesit e "koritur* të LDK-s,me deklaratat e tyre, për rrëzimin me porosi të Qeverisë Kurti-1, zëdhënësi, shefi i grupit parlamentar as kryetari i PDK-së, nuk pranan të japin asnjë informacion për mediat, duke bërë edhe më konspirative vizitën dy-ditore të dylberit Grenell, "komanduesit" fuqiplot të ish pushtetarëve dhe opozitës aktuale në Kosovë. Kështu që, meqenëse vizita e ish-diplomatit amerikan, Richard Grenell, ndodhi menjeher pas vizitës së tij në Beograd dhe Edvin Kristaq Ramën në Shqipëri, kjo lë të dyshohet se pas kësaj vizite të "porositur" të Grenellit, mund të fshihet, sërish ndonjë plan apo strategji anti-Kosovë, kur dihen lidhjet e tij të ngushta me kriminelin Vuçiq dhe vet shtetin serb”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat