Ftesa e SHBA-së për Kosovën që ua mbylli gojën ‘dashakeqëve’ të Kurtit

Politika

Ftesa e SHBA-së për Kosovën që ua mbylli gojën ‘dashakeqëve’ të Kurtit

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 17 nëntor 2021 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Republika e Kosovës do të jetë pjesëmarrës në Samitin e Demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që pritet të mbahet me datat 9 dhe 10 dhjetor të këtij viti.

Pavarësisht se është thënë që Kosova nuk është ftuar në këtë samit, shteti i Kosovës është njoftuar për ftesën që do t’i bëhet për pjesëmarrje në këtë Samit. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se pjesë e Samitit do të jenë shtetet me demokraci të zhvilluar apo në zhvillim, shoqëria civile dhe sektori privat – pa specifikuar numrin e saktë të të ftuarve.

Kryeministri i vendit Albin Kurti kishte thënë se nuk është problem që Kosova nuk kishte pranuar ftesë.

“Janë disa gjëra që për bindjen time janë të palëkundshme, siç është partneriteti dhe aleanca me SHBA-në. Nuk është diçka që mbahet prej fijes së perit, është më e thellë, edhe nëse nuk na ftojnë në ndonjë konferencë nuk besoj se paraqet ndonjë problem. Ka shumë konferenca, virtuale dhe fizike”, tha Kurti.

Ndërkaq tani që, është konfirmuar pjesëmarrja e Kosovës, njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë samit.

Bytyҫi: Opozita lajmin e rremë e përktheu si anti-amerikanizëm i kryeministrit Kurti

Kështu profesori universitar, Enver Bytyҫi ka vlerësuar ftesën që i është bërë Kosovës në këtë samit, duke thënë se lajmi i ‘rremë’ disa
ditë më parë u përkthye nga opozita si anti-amerikanizëm i kryeministrit Albin Kurti.

Image
Enver Bytyҫi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar ftesën e presidentit amerikan, Joe Biden, që Kosova të marrë pjesë në Konferencën për Demokraci në Uashington në fillim të dhjetorit 2021. Lajmi i mëparshëm që u përhap para dy-tri javësh kishte të bënte me mungesën e kësaj ftese për Kosovën dhe papritmas kjo u përkthye nga opozita dhe analistët afër saj si anti-amerikanizëm i kryeministrit Kurti. Ndërkohë presidentja gjendej në SHBA për të marrë pjesë në një konferencë të rëndësishme atje”, vlerëson profesor Bytyҫi.

Ai thotë tutje se, e ashtuquajtura mos-ftesë nga presidenti amerikan për Kosovën u shfrytëzua me qëllim që opozita të fitojë kapital
elektoral në zgjedhjet e balotazhit të së dielës së shkuar.

Ndërkohë ajo i fitoi këto zgjedhje, duke ia marrë Vetëvendosjes edhe dy komunat më të mëdha të Kosovës, Prishtinën dhe Prizrenin. Nuk them se Kosova ka humbur pse humbi Vetëvendosja në këto komuna. Madje fitorja e Kosovës është pikërisht te zgjedhja e saj e lirë e njerëzve, për të cilët ajo beson se mund të qeverisin më mirë. Por gjithashtu nuk jam i sigurt se sa ndikoi ofensiva kritike për anti-amerikanizëm ndaj kryeministrit Kurti. Gjithsesi nuk mendoj se kjo humbje atij i erdhi për këtë shkak. Kishte arsye të tjera domethënëse. Megjithatë ftesa është në Prishtinë dhe Kosova do të jetë pjesë e Konferencës për Demokraci në Uashington. Nuk e di se kush do ta përfaqësojë shtetin, zoti Kurti apo zonja Osmani?! Gjithsesi është me rëndësi që shteti përfaqësohet në këtë forum shumë të rëndësishëm. Dhe Kosova e meriton përfaqësimin në evente kaq të rëndësishme, sepse është demokracia më e
zhvilluar e rajonit të Ballkanit Perëndimor, mbart kulturën demokratike më të përparuar në rajonin tonë. Kosova ka dëshmuar se
është e përkushtuar më shumë se disa vende anëtare të BE-së ndaj demokracis
ë”, thotë ai.

Profesor Bytyҫi thotë se në këtë rast, përfaqësuesi i Kosovës ka shansin të dëshmojë në këtë Konferencë eksperiencën e shtetit më të ri në Europë në fushën e demokracisë.

Ka mundësi që të japë mesazhe pozitive për shumë vende e shtete të pranishme sa i përket organizimit, administrimit dhe menaxhimit të fushatave elektorale në modelin e fushatave të vendeve më të zhvilluara demokratike të Europës. Ka mundësinë t’i thotë opinionit politik të pranishëm në Uashington sesi funksionon balancimi i pushteteve, sesi respektohet vullneti i qytetarëve, se si
institucionet janë të angazhuara për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se si respektohet shteti i së drejtës. Ftesa
për pjesëmarrje është vlerësim për Kosovën. Është vlerësim për kontributet e saj jo vetëm në demokraci, por edhe në stabilitetin,
sigurinë dhe paqen rajonale. Është mbështetje për politikat zhvillimore në vend. Por, kjo ftesë nuk do të duhet të shërbejë për
shit-mendje. Duhet vlerësuar si mbështetje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës. Duhet vlerësuar edhe si përpjekje e amerikanëve për të nxit më tej institucionet dhe qytetarët e Kosovës
”, thotë ai.

Po ashtu, Bytyҫi thotë se kjo ftesë është thirrje që qeveria e Kosovës të rishohë qëndrimin e saj sa i përket projektit amerikan të furnizimit të vendit me gaz.

Është gjithashtu kujtesë se Kosova duhet t’i ofrojë SHBA-ve statusin e vendit më të privilegjuar në marrëdhëniet ekonomike, në investime dhe sidomos në administrimin e Trepҫës. Linjitet dhe pasuri të tjera që ka Kosova mund të japin të ardhura përmes investimeve të mëdha, potencial që e garanton më mirë se kushdo tjetër vetëm investimi i miliardave nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një mrekulli që ministri i Mbrojtjes, zoti Mehaj, u ka ofruar amerikanëve të ndërtojnë në Kosovë një bazë ushtarake. Por kjo duhet të shtrihet edhe në sektorët e ekonomisë, e madje edhe në kulturë. Por këto i duhen ofruar shtetit amerikan dhe jo Sorosit”, vlerëson profesor Bytyҫi për ‘Bota sot’.

Mehazi: Kjo ftesë ka heshtur të gjithë kritikuesit që iu vërsulën Qeverisë

Edhe profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi e ka vlerësuar ftesën e Kosovës në Samitin e SHBA-së. Sipas tij, kjo madje ka heshtur të gjithë kritikuesit që iu vërsulen Qeverisë së Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

Ftesa e kryeministrit Albin Kurtit në pjesëmarrjen e Samitit të Demokracisë në SHBA, ka heshtur të gjithë kritikuesit të cilët turr e
vrap pa farë përgjegjësie morale, etike mediatike iu vërsulën Qeverisë së Kosovës gjoja për mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit të rëndësishëm botëror. Po t’ju bënim një pyetje atyre që abuzuan, akuzuan, nënçmuan, e kritikuan para kohe Qeverinë e Presidencën e Kosovës se ç'u bë me fjalët e vlerësimet e tyre të kota pas ftesës së Kurtit në SHBA, çfarë tjetër do thonë përveç mbylljes së gojës të tyre
”, vlerëson profesor Mehazi.

Ai thotë tutje se kjo ftesë i ka pikëlluar urrejtësit e Qeverisë Kurti, të cilët sipas tij, kishin ‘harruar’ se Kosova është krijuar nga SHBA-të dhe është e pamundur që Joe Biden të mos kujdeset për demokracinë e Kosovës.

“Vetëm naivët apo urrejtësit e Qeverisë së Kurtit i ka pikëlluar ftesa për të shkuar Kosova në Samitin e Demokracisë në SHBA, duke mos menduar e logjikuar fare se Republika e Kosovës është krijuar pikërisht nga SHBA-ja dhe se është e pamundur që kabineti i Joe
Bidenit të mos përkujdeset për demokracinë e fëmijës së vet, Kosovën, në Ballkanin Perëndimor. Kosova jo që do jetë prezente në këtë Konferencë të madhe të Demokracisë në SHBA, po do jetë edhe më e privilegjuar kundrejt shteteve tjera nga vetë administrata më e lartë shtetërore e SHBA-së. Kosova si fëmijë i SHBA-ve, në këtë Konferencë të Demokracisë më shumë do ta marr rolin e nikoqirit sesa të mysafirit në SHBA
”, vlerëson Mehazi.

Ndryshe, ky samit do të mbahet brenda dy javësh, saktësisht me 09 dhe 10 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat