Ky është politikani që po bashkëpunon me Serbinë kundër Kosovës/Analisti jep detaje të interesante

Politika

Ky është politikani që po bashkëpunon me Serbinë kundër Kosovës/Analisti jep detaje të interesante

Nga: M.H. Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 20:53
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama, foto ilustrim "Bota sot"

Kryeministrit Kurti është shprehur se mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë brenda mandatit të tij.

Ai tha që normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë është i tillë që varet shumë më tepër nga gatishmëria e Serbisë për të ndryshuar qasjen dhe veten e saj.

Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia”, u shpreh Kurti.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Skënder Kapiti i cili thotë se mos arritja e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë kanë ndikuar një mori faktorësh, e ndër ta janë qeveritë e kaluara të vendit dhe kryeministri i Shqipërisë.

Image
Skënder Kapiti

Është fatkeqësi fakti se Kurti dhe Osmani kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre një politikë inferioriteti në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi, madje edhe të disa marrëveshje të dëmshme për Kosovën, dhe kësaj i shtohet edhe roli negativ edhe i kryeministrit të Shqipërisë, i cili më shumë rëndësi u ka kushtuar marrëdhënieve me Beogradin se sa me Prishtinën.

Kryeministrit Kurti është shprehur se mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë brenda mandatit të tij. Ai tha që normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë është i tillë që varet shumë më tepër nga gatishmëria e Serbisë për të ndryshuar qasjen dhe veten e saj”, thotë analisti.

Ai më tej shprehet se deklarata e Kurtit duhet të jetë më shumë e menduar dhe më strikte, sikur që është Osmani karshi bisedimeve për normalizim të raporteve Kosovë-Shqipëri.

“Këto deklarata të Kurtit janë sipërfaqësore e që kanë brenda tyre shumë hamendësime. Tani si Kryeministër Kurti është i detyruar që të matet në artikulimet e tij ,pasi në opozitë e kishte të lehtë të shprehej si patriot e kombëtarë i madh. Tani pushteti sikur ia ka ulur pak hovin kritik që e kishte si akuzë ndaj paraardhësve të tij.

Më strikt dhe më e qëndrueshme politikisht, diplomatikisht dhe patriotikisht është Vjosa Osmani karshi qasjeve për biseda e normalizim të raporteve Kosovë-Serbi. Kurti fton Serbinë për marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe që varet nga ajo se Serbia të ndryshojë qasje dhe veten e saj”, shprehet Kapiti.

Nga ana tjetër, Kapiti thotë se në normalizim të raportit mes dy vendeve nuk ka ndryshuar aspak qasja e Vuçiqit.

“Mirëpo Serbia me Vuçiqin nuk ka treguar asnjë ndryshim në qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën. Ajo nuk e njeh dhe deri më sot nuk ka treguar as shenja për njohje nga ana e saj të pavarësisë dhe të shtetit të Kosovës. Vetëm nëse Serbia e njeh shtetin e Kosovës dhe vetëm atëherë mund të bëhen marrëveshje gjithëpërfshirëse si ekonomike, politike, të lëvizjes së lirë dhe të respektit reciprok”, thekson analisti.

Ai thotë se përderisa Serbia vazhdon me këtë politikë të arrogancës atëherë nuk mund të ketë normalizim e as marrëveshjes mes tyre.

Nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse kur Serbia akoma vazhdon me politikën e arrogancës dhe të kërcënimit kundër Kosovës. Marrëdhëniet me Serbinë nuk ka pse Kosova t’i ketë parësore për nga rëndësia kur nuk e ka një gjë të tillë as në mendje as politika e as shteti serb.

Kështu që Kosova së pari duhet t’i kushtojë rëndësi konsolidimit dhe forcimit të shtetit ligjor e demokratik, zhvillimit te marrëdhënieve të mira me SHBA-të sidomos, dhe me BE-në dhe me të gjitha shtete veç e veç të saj si dhe me Turqinë”, potencon Kapiti.

Sipas tij, Kosova dhe Kurti janë braktisur nga qeveria Rama pasi ai më shumë shikon realitetin historik, kriminal e genocidist të Serbisë kundër Kosovës.

Mirëpo fatkeqësisht sot Kurti dhe Kosova sikur janë braktisur paksa edhe nga qeveria Rama që drejton shtetin shqiptar, pasi nuk ka një pajtim dhe as koordinim maksimal për çështjen e tillë se si mund të bashkëpunojnë Prishtina me Tiranën për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi pasi qeveria Rama e shikon me gjyslyk realitetin historik, kriminal e gjenocidit të Serbisë kundër Kosovës”, nënvizon analisti.

Në fund, ai thotë që Shqipëria do të duhej të denonconte Serbinë për gjenocidin që ka bërë, në mënyrë që ajo të jetë në trysni dhe në këtë mënyrë të pranonte se Kosova tashmë është shtet në veti.

Shqipëria duhet ta kishte denoncuar botërisht gjenocidin serb, në mënyrë që Serbia të ishte nën trysni dhe ta pranonte krimin dhe gjenocidin , pasi kjo është e para e cila do t’i impononte Serbisë që ajo të kërkonte falje, dhe pas kërkim faljes nga ana e saj do të fillonte që të çlirohet shteti serb , kisha serbe, intelektualizmi dhe kombi serb nga edukata dhe histeria barbare e urrejtjes kundër shqiptarëve dhe do ta pranonte faktin se Kosova ka qenë dhe është shqiptare dhe e meriton ta këtë shtetin e vet”, përfundon Skënder Kapiti, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat