‘Takimi i fshehtë i Ramës me Vuçiqin në vitin 2013”/ Analisti nga Amerika përmend planet e tyre – ja pse e formuan “Ballkanin e Hapur”

Politika

‘Takimi i fshehtë i Ramës me Vuçiqin në vitin 2013”/ Analisti nga Amerika përmend planet e tyre – ja pse e formuan “Ballkanin e Hapur”

Nga: A.M. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:31
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Shkëmbimi i territoreve është cilësuar si projekt për ndarjen e Kosovës, të cilin për herë të parë e përmendi ish-presidenti Hashim Thaçi. 

Kjo ide nga shumica e opinionit publik u vlerësua si një ‘thikë’ kundër Kosovës. 

Mirëpo, tani që Thaçi gjendet në Hagë, duket se këtë gjë e ka marrë përsipër kryeministri Rama i cili vazhdimisht po bashkëpunon me presidentin serb, Vuçiq dhe po mbështet politikat e tij. 

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” kujtoi takimin e fshehtë të Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin në vitin 2013 me qëllim të ndarjes së Kosovës. 

Ai tha se që nga ajo kohë Thaçi nuk la asnjë gurë pa lëvizur për ta realizuar këtë ide. 

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“Duhet të kthehemi prapa për disa vite në 2013, kur veprimtarja për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko e dha lajmin për takimin e fshehtë në Nish të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiq për mundësinë e ndarjes së Kosovës. Kurse, Hashim Thaçi këtë ide e bëri të përbotshme në Samitin e Vjenës më 2016. Që nga atëherë Thaçi dhe Vuçiq nuk lanë gur pa lëvizur për të realizuar këtë ide makabër të këtij kuislingu serb”, deklaroi Maxharraj. 

Në vazhdim, ai u shpreh se projektin e ndarjes së Kosovës e ndali kryeministri Albin Kurti. 

Analisti kujtoi kohën se si ‘pro amerikanët’ i dolën kundër Kurtit dhe qëndrimeve të tij, të cilët më pas e shkarkuan dhe e sollën Avdullah Hotin në SHBA për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë. 

“Por, doli dikush, që e ndali këtë masakër të filoserbit Hashim Thaçi. Ishte ky jo askush tjetër, por kryeministri i Kosovës Albin Kurti të cilit Thaçi i kishte dërguar fjalë që ta përgatit valixhen me disa këmisha dhe kravata dhe këpucë të vizllueshme se po shkojmë te ‘baba’ Trump në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, kryeministri Albin Kurti veç e kishte hetuar tradhtinë e kuislingut Hashim Thaçit. Haptas ashtu siç bënë atdhetari për vendin e vetë i dërgoj fjalë Thaçit se ai nuk do të ishte udhëtar me të për në Uashington, atje ku do t’i futeshin thikat Kosovës. 

Një sjellje e këtillë atdhetare, kryeministrit Albin Kurti i kushtoi. U mblodhën të gjithë “pro amerikanët” nga Thaçi dhe Isa Mustafa me mafitë dhe klanet e tyre mafioze që së bashku me “antiamerikanët” Trump, Palmer, Grenell dhe Balton ta rrëzojnë Qeverinë Kurti I. Dhe e bënë këtë, duke e sjellë për kryeministër servilin e kuislingëve Thaçi-Mustafa, Avdullah Hotin”, theksoi ai. 

Ndërsa, Maxharraj pas këtij vendimi tha se Thaçit nuk i shkoi plani si donte ai, pasi udhëtimi i tij për në Uashington u ndërpre nga aktakuza e ngritur në Hagë. 

Pas këtij vendimi, analisti tha se Kurti fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 50 për qind të votave dhe me këtë rast rrugët e Kurtit me Thaçin u ndanë përgjithmonë. 

“Kurse, ajo se çfarë ndodhi me pas nuk ishte befasuese e as shqetësuese kur një ditë para 27 qershorit 2020 në një avion u gjenden se bashku, kuislingu Hashim Thaçi me servilin e tij Avdullah Hotin, ku po udhëtonin për në Uashington për të realizuar ëndrrën e tyre për ndarjen e Kosovës. Por, avioni sikur u prishë diçka në hapësirë u detyrua ta ndërroj drejtimin për në Hagë. Prap, kjo ishte një madhështi që e bënë amerikanët, por jo ata të qeverisë, duke e eliminuar politikisht Hashim Thaçin, duke ia kumtuar se ishte i arrestuar duke e akuzuar për më shumë se 100 krime, vrasje gjatë dhe pasluftës. 

Ndërsa, Albin Kurti mbeti si një tribun t’i prinë popullit, i cili përsëri e mori besimin e tij për mbi 50% të votave ne zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, për tu zgjedh po në atë vend ku falangat, kuislingët ne krye me Thaçin, Mustafën dhe Grenellin e rrëzuan, pra për kryeministër të qeverisë së Kosovës, Kurti II. Kështu, këta të dy i ndanë përjetësisht rrugët: Thaçi në burg, kurse Albini përsëri kryeministër i Kosovës”, potencoi ai. 

Krejt në fund, analisti nga Amerika tha se idenë e Thaçit për ndarjen e Kosovës po e vazhdon kryeministri shqiptar, Edi Rama. 

Ai këtë po mundohet ta realizoj përmes projektit të  “Ballkanit të Hapur”, të cilin Shqipëria po e përkrah vazhdimisht, ndërsa Kosova e kundërshton atë. 

“Mirëpo, idenë për ndarjen e Kosovës edhe pas Thaçit po e vazhdon Vuçiq së bashku me Edi Ramën, por tani në forma dhe nisma të tjera, por me qëllim të njëjtë. Fillimisht, nisma u quajt “Mini Schengen” e themeluar në Novi Sad të Serbisë me iniciativën e vetë Vuçiqit. Kjo nismë e cila ishte antipod i “Procesit të Berlinit”. Kësaj iniciative iu bashkua vetëm Shqipëria me Edi Ramën dhe Maqedonia e Veriut me Zaevin. Fuqimisht këtë iniciativë e kundërshtuan Kosova, Mali Zi dhe Bosnja Hercegovina, Por, në korrik të këtij viti në forumin për bashkëpunim rajonal i cili u mbajt në Shkup iu ndryshua emërtimi nga "Mini-Schengen” në “Ballkan i Hapur”, ku përsëri Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia janë përsëri së bashku në këtë projekt pro-serb që ishte ide dhe insistim i Serbisë dhe Aleksandër Vuçiq. 

Duhet theksuar se asnjë iniciativë në Ballkanin Perëndimor nuk mund te jetë e suksesshme me politika përjashtuese, jo unifikuese, me politika hegjemoniste në krye me Serbin. Nuk mund të shkojë Ballkani Perëndimor përpara duke e përjashtuar Procesin e Berlinit i cili shprehimisht parashtron rrugën drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, përmbylli Binak Maxharraj për “Bota sot”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat