Bajqinovci: Emërimi i Bashkim Jasharit, privilegj për ushtrinë tonë

Politika

Bajqinovci: Emërimi i Bashkim Jasharit, privilegj për ushtrinë tonë

Nga: M.H. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:36
Mefail Bajqinvoci

Rrahman Rama që nga sot nuk është më komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës. 

Është nipi i Komandantit legjendar, Adem Jasharit, Bashkim Jashari, ai i cili është emëruar gjatë ditës së sotme komandant i FSK-së.

Në lidhje me këtë temë deputeti nga radhët e LVV-së dhe njëherëshit anëtar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinvoci në një bashkëbisedim me “Bota sot”, e vlerëson këtë emërim të komandantit Jashari, duke theksuar që është privilegj për Kosovën.

“Është privilegj që ushtria e Kosovës të ketë komandant epror nga familja e komandantit Legjendar Adem Jashari”, thotë deputeti.

Ai më tej, shton se Bashkim Jashari është nipi i komandantit legjendar Adem Jashari dhe natyrisht që kontributi i tij do të jetë i plotë për ushtrinë tonë.

“Pra, Bashkim Rifat Jashari, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, të emërohet Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është një nga emërimet më të vlefshme për ushtrinë tonë”, u shpreh Mefail Bajqinovci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat