Rrugëtimi nga Sllovenia deri në Drenicë zgjati 19 orë për të sjellë disa automatikë/ Rrëfimi i Shalës që kaloi rreziqe të shumta gjatë këtij udhëtimi!

Politika

Rrugëtimi nga Sllovenia deri në Drenicë zgjati 19 orë për të sjellë disa automatikë/ Rrëfimi i Shalës që kaloi rreziqe të shumta gjatë këtij udhëtimi!

Nga: N. Sh. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:43
Ilustrim

Veprimtari i çështjes kombëtare nga Leqina e Skenderajt, Sylë Shala, ka vazhduar me rrëfimin e tij, se si arritën të sigurojnë armë në Slloveni.

Në vazhdimin e rrëfimit të Shalës, rëfime këto të botuara ekskluzivisht në gazetën “Bota sot”, kësaj radhe flet për fundin e gushtit të vitit shkollorë 91/92 e që e kishte obligim të kthehej në Kosovë, nga Sllovenia, pranë nxënësve të tij në shkollë, ku ai solli edhe armatim me veti.

“Në bisedë më Enver Hajdarin u dakorduam që granatat e dorës t’i sjell ai në Kosovë, kuptohet kundrejtë një çmimi që e caktuam, pasi posedonin vetura enkas për këto punë. Në bisedë më Enverin i thash që pushkët automatike deshiroj t’i dergoj vetë në Kosovë më Reno 4, por si t’i fshehim armët në këtë veturë kaq të vogël. Atëherë mora veturën dhe armët dhe së bashku me Enverin shkuam te vëllai i Enverit, Bahtir Hajdari në Velenje më në përiferi që ishtë një specialist i vërtetë për reparimin e veturave. Me Bahtirin veq njiheshim, isha pa disa herë te Enveri më të, ishte një djalë i urtë dhe i besës”, tregon ai.

Shala thotë se, i tregoi Bahtirit për qëllimin që e kishte.

Image
Sylë Shala

“Të nesërmen në mbrëmje Bahtiri tha se vetura ishte gati, pra armët i kishte fshehur mirë në veturë. Shkuam mE Enverin dhe e  morëm veturën dhe u  kthyem në Velenje. Në ndejë e sipër me Fazliun, Fatmirin dhe Enverin u themë se nesër do kthehem gjithësesi në Kosovë, gjithashtu u dakorduam që granatat dhe automatikët e tjerë që kishin mbetur t‘i sjellim në kohë më të volitshme pasi që udhëtimi për në Kosovë nëpër zonat e luftës ishte me rrezik shumë të madh, por unë me Reno 4 dhe katër automatikët në të vendosa të kthehëm në Kosovë”, tregon ai.

 Ai tregon se ishte përshëndetur me miqtë e tij, pas qëndrimit gjashtë prej gjashtë jave në Slloveni, tek familja e Fazli Hajdarit dhe Fatmir Vidishiqit, për të cilët thotë se ishin shumë vëllezërrorë dhe bujar.

“Gjithashtu dua t’i falënderoj familjet e Afrim Halitit dhe Enver Hajdarit që pata shumë ndeja në këto dy familje që kishin qëndrim vëllezërorë ndaj meje që mbaj kujtime të pa harruara. Para se të nisem për në Kosovë, Enveri m’u drejtua rrugë të mbarë duke më garantuar se granatat do t’i sjell në Kosovë dhe m’i dha 100 dm për benzin. Tani në praninë e Fazliut, Fatmirit dhe Enverit fillova rrugtimin tim në një rrugtim kogja të paqartë dhe të rrezikshëm pasi që lufta tashmë kishte përfshi tërë territorin Kroat, ishte një kaos i vërtetë. U dashke t’i ndjeku rrugët dytësore në drejtim të Bosnjes pa ditur saktësisht se ku të qojnë”, tregon ai.

Shala tregon se kishte arritur deri në dalje të Zagrebit në një qendër karburanti ku u ndaluar për të mbushur veturën me karburante.

“Burri që ma mbushi vëturen me benzin më sugjeroi që ta la veturën aty, dhe ta marr një biletë nga Zagrebi për në Prishtinë. Unë të dërgoj vet më dha adresen e sakt që në një kohë të volitshme e mer veturën tënde se nuk e besoj që në këtë kohë lufte shëndosh të mbërrish në Kosovë. Unë e pyes; vetëm të lutëm më trego çfarë drejtimi të marrë për në Kosovë, pasi më tha budallë je, ma kthej me idhnim në drejtim të Bosanski shamacit. Qëllimi im ishte t’i dërgoj armët në Kosovë, prandaj vendosa të vazhdoj udhtimin. Për këtë e falendëroj pa mas atë burrë kroat. Gjatë rrugëtimit tim për gjatë Kroacisë kishte lëvizje të madhe të forcave Kroate me traktora, me rimorkio plot të mbushur me luftëtarë dhe luftëtare, me kamiona e me mjete tjera dhe mjete të ndryshme luftarake. Unë gati i vetëm isha në këtë rrugëtim, në mbrëmje arrita në Bosanski shamac nga aty Brqko bjeline kam dalë në Kuzmin në një fushë shumë të gjërë të Serbisë, ku në atë fushë ishte përqendru gati tërë armatimi serb, kështu që pas 19 orë udhtim arrita në Kosovë gjëgjësisht në vendin e lindjës në fshatin Leqinë”, tregon Sylë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat