“Azem Syla është vetëm ‘maja e Ajzberugt’”/Analisti tregon se kush tjetër është i përfshirë në rastin “Toka”

Politika

“Azem Syla është vetëm ‘maja e Ajzberugt’”/Analisti tregon se kush tjetër është i përfshirë në rastin “Toka”

Nga: M.H. Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 22:52
Azem Syla

Rasti “Toka” mbetët një nga ngjarjet e papërfunduara në vendin tonë. 

Të përfshirët t në këtë rast mbetën ende në liri duke theksuar këtu edhe një nga më të përmendurit, Azem Syla. 

Arrestimi i tij i parë ndodhi me 29 prill të vitit 2016 nga njësitet e EULEX-it. 

Ai do të arrestohej për herë të dytë brenda vitit, sepse pas lirimit nga burgu, gjatë arrestit shtëpiak u provua, se ai ishte përpjekur të ndikonte tek dëshmitarët. 

Mirëpo edhe pse është intervistuar nga Gjykata Speciale, por deri më tash nuk ka ndonjë flet-arrest. 

Faton Mehmeti në vlerësimin e këtij rasti, në një prononcim për “Bota sot”, thotë që Azem Syla vazhdon të mbetet i lirë pasi nuk kemi drejtësi të pavarur. 

Image
Faton Mehmeti

Ai thotë se të përfshirë në rastin “Toka” janë edhe shumë ish zyrtarë të PDK-së. 

Azem Syla është i lirë sepse drejtësia është e kapur nga vet ai dhe klani “Pronto”. Derisa nuk kemi drejtësi të pavarur, të pa ndikuar nga politika, shumë Azema do të mbesin të lirë, ndonëse e kanë vendin në burg. Azem Syla është vetëm maja e Ajzberugt në rastin e tokave, në të cilën janë përfshirë thuaj të gjithë ish-zyrtarët e lartë të PDK-së, disa nga ta akoma janë në kryesi të saj”, u shpreh ai. 

Më tej, Mehmeti thotë që pas luftës janë bërë shumë zhvatje dhe se drejtësia duhet të vihet për të gjithë ata që dëmtuan vendin. 

Në këtë kuptim, s’ka dyshim se Azem Syla dhe plotë të tjerë janë të lirë, pasi drejtësia akoma nuk është çliruar nga kthetrat e tyre. Pas luftës, afera “Toka” nuk po flas vetëm për rastin e Azem Sylës, por në përgjithësi dallaveret që janë bërë më tokat, janë zhvatje e hapur që i është bërë vendit tonë. Nëse një ditë do të ketë drejtësi të pavarur, Azemi dhe shokët e tij do ta kalojnë jetën në burg, jo në liri, të cilës i kanë shumë borxhe”, thotë Faton Mehmeti për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat