Shqipëria në OKB/ Kjo kërkesë duhet të bëhet për shqiptarët e Kosovës Lindore

Politika

Shqipëria në OKB/ Kjo kërkesë duhet të bëhet për shqiptarët e Kosovës Lindore

Nga: A.M. Më: 4 janar 2022 Në ora: 23:44
Takimi ne OKB

Republika e Shqipërisë ka nisur mandatin e saj dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përgjatë këtyre dy vviteve, Shqipëria do të ketë të drejtë vote në vendimet që do të marrë Këshilli i Sigurimit

Lidhur me këtë çështje, ka folur profesori Refki Hasani.

“Me rastin  që Shqipëria do të ulet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023”, ka thënë ai.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka kërkuar nga Shqipëria që të adresojë në OKB situatën e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Ai ka shtuar se shqiptarët atje përballën me diskriminim, po ashtu ata nuk kanë të drejtë t`i përdorin simbolet kombëtare shqiptare.

“Krahina Shqiptare që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën është Rajoni më  i prapambetur në gjithë Evropën. Përkundër  mbajtjes dhe organizimit për zgjidhjen e çështjes e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, ku  më datën 1 e 2 Mars 1992, në mënyrë më plebishitare është shprehur dhe  mbajtur Referendumi. Është kryengritja dhe është mbajtur  lufta UÇPMB-ës, pastaj kemi Marrëveshjen e Konçulit.  

Ky rajon kërkon zgjidhje pasi shqiptarët, vazhdojnë të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligj për përdorimin e simbolit tonë Kombëtare shqiptarë Flamurit. Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave. Në këtë krahinë mungon një Universitet publik në Gjuhën Shqipe, etj.

Shteti shqiptarë ka obligim moral, kombëtar dhe kushtetues që ambasadorja e Shqipërisë  do të duhej  ngritur ia vlen t’i adresohemi që në fillim të mandatit janë çështje fondamentale, pse do të duhej t’i ngritët në OKB-së dhe të debatohet edhe në instanca më të lartë të organizatës së Kombeve të bashkuara, për diskriminimin  e krahinës shqiptare në OKB, duke shtruar e rikujtuar për gjithë këto diskriminime”, ka thënë ai.   

Po ashtu, profesori ka përmendur edhe bazat ushtare të Serbisë të vendosura afër kufirit.

“Pasi ka shumë drojë, frikë e psikozë për shkak që në këtë Krahinë kemi disa baza ushtarake me një arsenal të madh armatimi të përqendruar krejt afër kufirit me Kosovën. Ushtria dhe Xhandarmëria Serbe nuk ju përmbahet obligimeve në bazë të marrëveshjes së Konçulit dhe vazhdon kurdisja e gjyqeve politike ndaj  pjesëtarëve të  UÇPMB-ës. Tani kemi edhe në mënyrë institucionale të pastrimit etnik pasi po na pasivizohen adresat”, ka nënvizuar ai.

Në fund, ai ka shtuar se diskutimi në OKB  do të duhej do të prodhon efekte për ruajtjen e bërthamës shqiptare në këtë rajon të trazuar.

“Miratimi i ndonjë rezolute dhe presioni nga OKB-ja do të detyronte Serbinë që të kthente Lapidarin e UÇPMB-ës, të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e jetës së kësaj krahine. Diskutimi në OKB  do të duhej do të prodhon efekte për ruajtjen e bërthamës shqiptare në këtë rajon të trazuar. Por edhe duke e monitoruar këtë krahinë do të ketë informacione nga dora e parë”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat