Haradinaj i ‘vetëm’ përballë qeverisë Kurti – cilat janë motivet e akuzave të tij!?

Politika

Haradinaj i ‘vetëm’ përballë qeverisë Kurti – cilat janë motivet e akuzave të tij!?

Arife Morina Nga Arife Morina Më 16 janar 2022 Në ora: 08:20
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin vazhdimit e ka një person që e kritikon dhe akuzon herë pas herë për vendimet e saj.

E ky padyshim që është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mund të themi se po mundohet të bëjë opozitarizëm, madje i vetëm, pasi dy partitë e tjera LDK-ja dhe PDK-ja kanë zgjedhur të heshtin.

Në bërjen e opozitarizmit të PDK-së dhe LDK-së duket se kanë ndikuar reformat e tyre të brendshme dhe tentativat për rikthimin e elektoratit të tyre.

Derisa, këto dy subjekte në fokus i kanë politikat e brendshme të tyre, Haradinaj i AAK-së fokus të kritikave e ka kryeministrin Kurti.

Nuk janë të pakta rastet kur Haradinaj dhe Kurti janë përplasur në Kuvendin e Kosovës, ku thuajse për asnjë çështje nuk kanë pas qasje të njëjtë.

Së fundmi, kritikat dhe akuzat e kreut të AAK-së janë bërë të shpeshta, gjë që shtynë të mendohet se cilat mund të jenë motivet e këtyre akuzave, a ka diçka peng Haradinaj ndaj Kurtit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat