Ligji i pagave “thembra e Akilit”!

Politika

Ligji i pagave “thembra e Akilit”!

Nga: A.M. Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Ditë më parë, një draft i projektligjit të Pagave është publikuar në media, ku ka nxitur reagime dhe pakënaqësi të shumta.

Juristi Skënder Musliu në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi draftin e projektligjit të pagave i cili nxiti reagime të shumta.

Fillimisht, ai dyshon se drafti i publikuar së fundi i cili nxiti reagime të mëdha, mund të jetë një propagandë e opozitës për të shkaktuar pakënaqësi ndaj sindikatave.

“Një ndër temat që shënojnë zhvillimet e fundit, e që do të jetë aktuale në javët në vazhdim, është paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës për përgatitjen e Ligjit për Pagat në sektorin publik. Kjo vërehet edhe nga takimet e shumta të sindikatave të sektorëve të ndryshëm, me qëllim për një koordinim për veprimet e ardhshme duke kontribuar në cilësinë e këtij Ligji.

Mirëpo në opinion u krijua një atmosferë e nderë, duke kontestuar një draft të këtij ligji që ende nuk ka dalë në sipërfaqe, respektivisht opozita duke keqpërdorë «ethet» dhe preokupimet e arsyeshme të sindikatave, ka filluar një propagandë kundër cilësisë së ligjit në fjalë”, deklaroi juristi.

Po ashtu, Musilu përmendi fakti se qënga paslufta ka dominuar një padrejtësi e vërtetë në përcaktimin e pagave, të cilat kanë qenë pa kritere, pa vlerësime reale dhe pa transparencë .

Image
Juristi Skënder Musliu

“Edhe pse në publik nuk ka ndonjë draft punë, disa media dhe gazetarë para politik,organizojnë debate për Ligjin për Pagat duke adresuar kritika apriori për diçka që ende nuk ekziston. Megjithatë, shqetësimet e sindikatave në këtë fazë reflektojnë mbi kërkesën ndaj Qeverisëpër transparencë dhe implikimin e sindikatave në këtë proces të rëndësishëm.

Duhet theksuar se, që nga paslufta e këndej ka dominuar një anarki dhe padrejtësi e vërtetë në përcaktimin e pagave, të cilat kanë qenë pa kritere, pa vlerësime reale, pa transparencë dhe me një diskrepancë enorme dhe të pajustifikuar mes pagave.

Prandaj nevoja për rregullimin e kësaj çështje përmes një Ligji ka qenë më se e nevojshme, mirëpo vetëm në vitin 2019Qeveria Haradinaj propozoi një Ligj për Pagat, që u miratua nga Kuvendi i Kosovës, e që pastaj me iniciativën e Avokatit të Popullit, Gjykata Kushtetuese në qershor të vitit 2020, ligjin në fjalë e shpalli të pavlefshëm në 11 nene të Kushtetutës”, theksoi ai.

Në vazhdim, juristi u shpreh se kryeministri Kurti e mbajti premtimin dhe pasi e formoi Qeverinë e riaktivizoj ligjin e pagave.

Ai përmendi se si qeveritë e kaluar punësonin militantët partiak dhe familjarët, pa kurrfarë kriteri dhe jo profesionalizmi, duke e shndërruar administratën publike në qendër të punësimit.

“Qeveria Kurti, ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës parazgjedhore, vendosi ta riaktivizoj këtë ligj kaq të rëndësishëm, dhe për momentin Ministria për Punë të Brendshme dhe Administratë Publike, është duke punuar në një Draft, që pastaj duhet të hidhet në diskutim publik dhe gjatë muajit mars do t’i dërgohetQeverisë për miratim dhe të shkojë në procedura të rregullta në Kuvendin e Kosovës.

Është fakt i pakontestueshëm që administrata publike e Kosovës është e stër ngarkuardhenë disproporcion me nevojat reale të shtetit, që është pasojë e veprimeve të papërgjegjshme e të gjitha Qeverive paraprake, të cilat me të ardhur në pushtet, punësoninmilitantët partiak dhe familiarët, pa kurrfarë kriteri dhe joprofesionalizmi, duke e shndërruar administratën publike në qendër të punësimit, që buxheti i Kosovës nuk i rrezistontedot”, nënvizoi Musliu.

Krahas kësaj, ai përmendi edhe një problem me administratën shtetërore. Sipas tij, punësimet e shumta të militantëve dhe familjarëve të pushteteve të kaluara janë bërë barrë për buxhetin e Kosovës.

“Kjo na jep të kuptojmë se, ka qenë më se e nevojshme të bëhet një reformë e mirëfilltë në Administratën Publike, që do të nënkuptonte, përveç tjerash, racionalizimin e vendeve të punës, me çka do të valorizohej puna e të tjerëve. Në këtë kuptim edhe Raportet e Progresit të BE-së, vazhdimisht kanë paralajmëruar institucionet e Kosovës për seriozitetin dhe domosdoshmërinë urgjente të reformave në Administratën Publike, por për fat të keq, kjo është injoruar nga politika, e që tani është bërë barrë për buxhetin e Kosovës.

Fatkeqësisht, kjo opozitë që për dy dekada stërmbushi administratën shtetërore, Bordet dhe Kompanitë Publike me militant dhe familjarë, e ka vështirësuar tej mase nxjerrjen e Ligjit për Pagat, sepse Buxheti i Kosovës duhet të bëjësakrifica të pashoq për të mos shkaktuar pakënaqësi. Opozita, edhe pse nuk ka një draft, sillet në mënyrë nxitëse dhe të papërgjegjshme duke përdorur gjuhë skajshmërisht populliste, irriton sindikatat e administratës publike duke provokuar revoltë dhe nervozizëm tek ata”, shpjegoi juristi.

Më tej, Musliu tha se sa e dobët është opozita, e tregon faktin edhe që në një seancë solemne për përvjetorin e pavarësisë, bojkotoi Kuvendin.

Madje, ai kërkoi që tëshkurtohen vendet e panevojshme të punës në kompanitë dhe bordet pubilke.

“Se çfarë opozite ka Kosova sot, kjo u pa gjatë mbledhjes solemne të Kuvendit të Kosovës që u mbajt me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e cila gjatë fjalimit të kryeministrit Kurti,lëshoi sallën e Kuvendit, në të cilën të pranishëm ishin edhe diplomat të shteteve tona mike. Kjo sjellje e opozitësështë një akt shëmtimi, ligështisë dhe inat primitiv, jo ndaj kryeministrit Kurti, por ndaj bojkotimit institucioneve të reja shtetërore të Kosovës.

Pagat dhe vlerësimi i vendeve të punës, duhet të rishikohet edhe nëpër kompanitë publike dhe bordet e tyre, të shkurtohen vendet e panevojshme të punës, sepse ka të punësuar që nuk shkojnë në punë dhe marrin paga të majme. Këto kompani dhe Bordet kanë paga enorme që nuk përkasin me realitetin, paga deri në 7 mijë euro, kjo është e pa tolerueshme, është keqpërdorim i parasë publike, ose Bordet takohen një herë në muaj dhe marrin me mijëra euro, kjo praktikë duhet të marrë fund, sepse e gjithë kjo është në kurriz të qytetarëve”, tha ndër të tjera ai.

Krejt, në fund,juristi Ligjin e Pagave e vlerësoi si “thembrën e Akilit”, i cili ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Mirëpo, nuk harroi ta përmend edhe faktin se sa i ndërlikuar është ky ligj në kuptim të përpilimit të tij,

“Mendoj se Ligji për Pagat është ndër ligjet më jetike, më të ndjeshme dhe të rëndësisë së veçantë, sepse ky Ligj paraqet « thembrën e Akilit », e që ka të bëjë për një ekzistencë më stabile dhe të dinjitetshme të punësuarve. Është një Ligj shumë kompleks dhe i ndërlikuar në kuptim të përpilimit të « nomenklaturës » për përcaktimin e sistemit, strukturës dhe kritereve të përllogaritjes së vendeve të punës, në bazë, psh. vëllimit të punës, ndërlikueshmërisë, përgjegjshmërisë, ndjeshmërisë, rrezikshmërisë, profesionalizmit, performancës, përgatitjes arsimore si dhe shumë kritereve tjera, të cilat pastaj do t’a përcaktojshin koeficientin.

Mendoj se ndër faktorët kryesor që do të ndikojnë në përcaktimin e cilësisë së Ligjit për Pagat, rrjedhimisht koeficientit, përveç tjerash, do të jetë Buxheti i kufizuar dhe administrata e stër ngarkuar ndër vite”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat