Analistët zbulojnë temat që do të bisedojnë Kosova dhe Serbia – ky pritet të jetë skenari

Politika

Analistët zbulojnë temat që do të bisedojnë Kosova dhe Serbia – ky pritet të jetë skenari

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 21 shkurt 2022 Në ora: 08:37
Kurti dhe Vuçiq

Pavarësisht që vitet po vazhdojnë të kalojnë dhe pavarësia e sovraniteti i Kosovës vazhdon të fuqizohet, dhe të bëhet gjithnjë e më pacenueshëm, Serbia ende nuk don ta deklarojë se e njeh këtë realitet. Për ta bërë këtë deklaratë, ajo vazhdon të insistojë se duhet të ‘shpërblehet’ nga shqiptarët, dhe se për këtë sipas saj duhet ta ndihmojë bashkësia ndërkombëtare.

Për të afruar qëndrimet Brukseli ka koordinuar një takim të ri ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Satano, thotë se javën që vjen, më saktësisht të martën më 22 shkurt në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

“Takimi i ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet në Bruksel me 22 shkurt, mikpritës i të cilit do të jetë i dërguari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak. Ky rund i takimeve do të shërbejë për të vazhduar diskutimet e lidhura me implementimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Gjithashtu nga burimet e BE-së kanë thënë se janë duke u bërë përpjekje që një takim i nivelit të lartë të zhvillohet para zgjedhjeve në Serbi, pasi takime të tilla nuk ka pasur që nga vera e vitit të kaluar.

Po ashtu, kanë thënë se nga takimi i javës që vjen në nivel të kryenogociatorëve do të varet edhe mundësia e një takimi në nivel të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat