Këto janë detajet që tregojnë arsyen e arrestimit të Burim Rrecit – ja lidhjet me qeverisjen PAN

Politika

Këto janë detajet që tregojnë arsyen e arrestimit të Burim Rrecit – ja lidhjet me qeverisjen PAN

Nga: M.H. Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 18:59
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, foto ilustrim "Bota sot"

Javën që po lëmë pas është arrestuar ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci.

I njejti u arrestua ë pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marijuhanë, përcjell “Bota sot”.

Rreci ishte pjesë e partisë Nisma Socialdemokratike dhe normalisht që kjo ngjalli edhe shumë reagime në opinonin publik.

Nga Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave kanë njoftuar zyrtarisht se zyrtarët e tyre gjatë kontrollit të një veture të pasagjerëve Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marijuhan.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike marijuhan me peshë rreth 48.2 kilogramë. BR është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri u shpreh se arrestimi i Rrecit është një sukses i Qeverisë dhe shembull i keq i qeverive të kaluara, që kanë kryer korrupsion në mënyrë të vazhdueshme.

Image
Gani Qarri

I shkolluar me artin e tregtimit të lirë”, nga ish qeveria dhe partia përkatëse, për përfitime të shpejta, gjatë bashkëqeverisjes së partisë së Fatmir Limajt, në qeverinë e PAN-it, me kryeministër Ramush Haradinajn, Burim Rreci, ish-sekretar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, duket se ishte duke praktikuar vetëm zanatin e vjetër, por tani në një masë dhe mënyrë paksa më tjetër, ndaj megjithëse kishte zgjedhur pikërisht orën 3 e 30 minuta të para mëngjesit për të kryer me sukses "nismën" e vet ordinere, gjatë kontrollit të veturës së tij me targa të Kosovës, u gjetën gati 50 kilogram marijuhanë për çka dhe u arrestua në flagrancë nga organet kufitare malazeze.

Arrestimi i tij, si ish-sekretar i Ministrisë së Tregtisë me 50 kg drogë, është shembulli më tipik i ish qeverive të kaluara, të udhëhequra nga partitë e inkriminuara deri në fyt, në korrupsion e krim të organizuar, si mini-grupimi politik i Fatmir Limaj-të, NISMA, të cilat gjatë gjithë kohës mbijetuan me zhvatje, plaçkë, tregti të paligjshme dhe krim të organizuar”, u shpreh ai.

Limaj bashkëndjen me Rrecin

Më tej, analisti shton që Limaj e ka ditur që nga fillimi veprimtarin e Rrecit, mirëpo nuk është distancuar nga ai përkundrazi, e ka përkrahur.

Madje vet fakti se kjo parti e dështuar ende nuk ndjehet larg aktit të sapo-kryer, të ish anëtarit të saj dhe duket se sidomos Fatmirë Limaj bashkëndjen edhe sot me veprimet kriminale të mikut të tij të shtëpisë, NISMA as që mori mundimin të distancohej nga ish-zyrtar i saj, përkundër arrestimit në flagrancë dhe akuzimit për prodhim, posedim, bartje, transportim apo tregti me lëndë narkotike a drogë”, tha Qarri.

Rreci tregoi fytyrën e vërtetë të partisë, shton tutje analisti.

“Për aq më tepër mediat malazeze dolën me lajmin e bujshëm turpërues, se si "Ish ministri i Ministrisë së Tregtisë së Kosovës, u kap me drogë", në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë, "Debeli Brijeg" derisa udhëtonte me një makinë "Audi" bagazhi i të cilës ishte mbushur me marijuhan, sikur ai të bartte peshqesh për dasma dhe jo lëndë të ndaluara narkotike, duke treguar fytyrën e vërtetë të ish partisë, ish qeverisë dhe ish udhëheqjes së kriminalizuar të shtetit, të mbushur me narko-diler”, theksoi Qarri.

Arrestimi i ish sekretarit të Ministrisë së Tregtisë, duket se është vetëm fillimi i kapjes së fijes së krimit, në lëmshin e koklavitur të rrjetit kriminal që ai mund të përfaqësojë në Kosovë, potencoi ai.

Prandaj gjithë këto argumente trishtuese, flasin hapur, se veprimet e kundërligjshme të personave të tillë, janë ditur, por janë toleruar qëllimshëm nga vet udhëheqësit më të lartë të partive politike dhe qeverive të inkriminuara të shtetit, ndaj arrestimi i ish sekretarit të Ministrisë së Tregtisë, duket se është vetëm fillimi i kapjes së fijes së krimit, në lëmshin e koklavitur të rrjetit kriminal që ai mund të përfaqësojë në Kosovë, ku vetëm një zot e di, se sa ish ministra, sekretar, bashkë partiak e kryetar, mund të jenë aktiv dhe të involvuar drejtpërsëdrejti në veprimtari të tilla, ndaj pa kaluar shumë kohë, ndoshta mund ti shohim në media, jo vetëm emrat por edhe veprat e tyre inkriminuese, nga të cilat mund të turpërohet një shtet i tërë, me një fjalë-mbarë Kosova”, thotë Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat