Situata në Ukrainë/ Kuçi: Kosova ka mbrojtjen e faktorit ndërkombëtar

Politika

Situata në Ukrainë/ Kuçi: Kosova ka mbrojtjen e faktorit ndërkombëtar

Nga: M.H. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 15:47
Policia i Kosovës

Kriza mes Ukrainës dhe Rusisë po arrin të prek gjith vendet e botës.

Reagimet nuk munguan as nga shtetet e Ballkanit, duke dënuar çdo agresion që po bëhet ndaj Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se më shumë se 1000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë konfliktit.

Forcat tokësore të Ukrainës kanë thënë se forcat ruse pësuan humbje të mëdha në rajonin Bilovodsk në Luhansk, në Ukrainën lindore.

Mirëpo a mund të preket Kosova nga kjo situatë?

Në lidhje me këtë temë doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, historisë e diplomacisë, Gurakuq Kuçi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, duke pasur parasysh lidhjet gjeopolitike, ideologjike dhe civilizuese kanë ndikim edhe në politikën e Ballkanit Perëndimor.

Image
Gurakuq Kuçi

“Të gjitha ngjarjet në botë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë në kohën moderne kanë ndikim tek njëra-tjetra. Por, ngjarjet si kjo në mes Rusisë dhe Ukrainës, duke pasur parasysh lidhjet gjeopolitike, ideologjike dhe civilizuese kanë ndikim edhe në politikën e Ballkanit Perëndimor. Ndikimi bëhet edhe më i madh kur kemi parasysh që aktorët ndërkombëtare që po përplasen për çështjen e Ukrainës, janë të njëjtit që përplasen edhe në çështjen e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Kosovën”, u shpreh ai.

Kuçi më tej thotë se veprimet që Rusia po bën kundrejt Ukrainës është e njëjta që Serbia synon të ketë në Kosovë.

Jo rastësisht kemi një shmangie edhe të faktorit ndërkombëtare për çështjen e asociacionit, shtoi ai.

“Një rrezik për veprime të ngjashme si të Rusisë tani, vazhdimisht ka pasur nga Serbia të bëj në veri të Kosovës, por një gjë të tillë e ka pasur të pamundur ta bëjë sepse përballej me forcat e NATO-së të cilat janë përgjegjës për ruajtjen e brezit kufitar, sigurinë dhe konfliktin ndëretnik. Mirëpo, Serbia veprime të tilla gjithnjë i ka menduar në të ardhmen të i bëjë nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku së pari do krijonte një bosnjëzim e më pas edhe të kërcënonte Kosovën siç po bën sot nëpërmjet Republika Serbe në Bosnjë. Jo rastësisht kemi një shmangie edhe të faktorit ndërkombëtare për çështjen e asociacionit të cilët sot kërkojnë një zgjidhje për asociacionin dhe jo më një imponim sikur në marrëveshjen e vitit 2015”, thotë profesori.

Ndër të tjera ai thotë që veprimet e tanishme të Rusisë, besoj se reflektojnë që Perëndimi t’i forcoj radhët e veta që Serbia të veprojë në Kosovë.

Mirëpo, veprimet e tanishme të Rusisë, besoj se reflektojnë që Perëndimi t’i forcoj radhët e veta, çka e bënë një veprimtari të pamundur të ngjashme për Serbinë në Kosovë sepse rënia e Kosovës nënkupton rënien e gjithë Ballkanit Perëndimor”, theksoi Kuçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat