Shteti në Kosovë t’i respektojë normat juridike, t’i ndëshkojë mbështetësit e Serbisë dhe Rusisë!

Politika

Shteti në Kosovë t’i respektojë normat juridike, t’i ndëshkojë mbështetësit e Serbisë dhe Rusisë!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 6 mars 2022 Në ora: 16:14
Qeveria e Kosovës

Pushtimi rus i Ukrainës, ka bërë që të ndryshohen shumë qëndrime, marrëveshje e rregulla, përfshirë edhe rishikimin e të drejtës së informimit apo të shprehjes së lirë.

Aktualisht, shumë vende të Perëndimit së bashku me sanksionet që kanë vendosur ndaj Rusisë, përfshirë edhe rrjetet sociale si Facebook dhe të tjera, i kanë larguar mediat ruse nga platformat e tyre.

Po ashtu janë larguar televizionet ruse edhe nga platformat televizive dhe nga interneti. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Kosova ditë, më parë, të tre kanaleve ruse, që transmetoheshin në platformat shqiptare.

Liria e shprehjes apo liria e jetës?

Në përpjekje të qartësimit të këtyre të drejtave dhe kundërshtimit, në SHBA, një debat të tillë e ka hapur që nga e shtuna së paku me një cicërimë në twiter, edhe njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i cili ka refuzuar presionet e disa shteteve, pa theksuar se cilat po i kërkojnë, që t’i largojë nga platforma e tij e internetit Starlink, mediat ruse. Ai këtë po e konsideron shkelje të Kushtetutës amerikane, e cila e garanton shprehjen e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat