Lista ‘armiqësore’ e Rusisë, është shpallje e luftës hibride dhe qëllimeve për destabilizim!

Politika

Lista ‘armiqësore’ e Rusisë, është shpallje e luftës hibride dhe qëllimeve për destabilizim!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 11 mars 2022 Në ora: 12:03
Ukrainë

Lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë ka bërë që vendet perëndimore t’i vendosin sanksione të ashpra Rusisë, nga më të ndryshmet, duke e çuar në izolim ekonomik, financiar, diplomatik, sportiv etj.

Në anën tjetër Rusia po përpiqet të kundërsulmojë dhe më shumë të frikësojë, shtetet që i kanë vënë sanskione. Herë duke e kërcënuar Perëndimin dhe herë botën me sulme bërthamore.

Së fundi ajo ka nisur për herë të dytë një kërcënim diplomatik, dhe të karakterit të sigurisë. Ajo ka vendosur në listë të zezë shtetet e BE-së, por edhe tre shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në listën e zezë.

Vendet dhe territoret, të cilat i kanë vendosur ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të operacionit të posaçëm ushtarak të Forcave të Armatosura ruse në Ukrainë, janë armiqësore.

Kurse me vendet e Ballkanit lidhet edhe Kosova, për të cilën si Serbia ashtu edhe Rusia duan një përshkallëzim në Ballkan.

Cili është rreziku që mund t’i kanoset Kosovës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat