Zgjedhjet e 3 prillit, kërkohet të votohet “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”

Politika

Zgjedhjet e 3 prillit, kërkohet të votohet “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”

Nga: A.M. Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:41
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”

Më 3 prill pritet të mbahen zgjedhjet në Serbi.

Pjesë e këtyre zgjedhjeve do të jenë edhe shqiptarët të cilët jetojnë në Kosovën lindore.

Përfaqësuesit politik të shqiptarëve po kandidojnë në një listë të përbashkët.

Publicisti Refik Hasani, mbështet publikisht  Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, për  zgjedhjet Parlamentare  që do të mbahen më datën  3 Prill.

Hasani, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka kërkuar nga shqiptarët e Kosovës lindore që ta votojnë Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës.

Image
Refik Hasani, Shaip Kamberi

“Më  datën 3 Prill, në Serbi do të mbahen  zgjedhjet parlamentare Shqiptarët  e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë arritur një koalicion dhe do të garojnë përmes kësaj liste.  Ftoj  gjithë votuesit të dalin  masovikisht në zgjedhje dhe të rrumbullakojnë koalicionin  e shqiptarëve të Luginës me numër 16.  Vota për këtë koalicion është interes jetik i të gjithë neve, është  për të ngritur e shtruar  çështjet  për pasivizimet e adresave, veçmas në Medvegjë dhe Malësi të Bujanocit, por edhe është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuari në të gjithë fushat e jetës, jo vetëm Ballkan, por në gjithë Evropën. Mbështetja  në këto zgjedhje do të thotë për kërkim të drejtës në përdorim të Gjuhës, përfaqësimit në gjitha instancat, si dhe  për të drejta njerëzore dhe realizim të vullnetit të shprehur kolektiv”, ka deklaruar ai. 

Ai ka folur edhe për punën e  Kamberit, si përfaqësuses të shqiptarëve në Kuvendin serb.

“Në legjislaturën e fundit në Parlamentin e Serbisë  Deputeti Shaip Kamberi, dhe tani bartës i listës treguan dhe ishin më së aktivi, gjatë gjithë seancave parlamentare  shfaqën guxim, shkathtësi të gjëra e zgjuarsi prej  intelektuali, duke ngritur të gjitha çështjet që përballet e ballafaqohet për ditë krahina e jonë. Përkrahja  e këtij koalicioni, është në kërkim të gjetjes së një zgjidhje të përhershme për statusin  politik të shqiptarëve të kësaj Krahine që nuk është zgjidhur”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat