Eksperti i sigurisë paralajmëron aksionin e Serbisë: Kjo mbetet sfida kryesore për Kosovën

Politika

Eksperti i sigurisë paralajmëron aksionin e Serbisë: Kjo mbetet sfida kryesore për Kosovën

Nga: P.R Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:59
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq

Sipas mediave kroate, Rusia mund të fillojë destabilizimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor pas zgjedhjeve në Serbi, zgjedhje këto të cilat do të mbahen me do të mbahen më 3 prill.

“Hapësira e manovrimit të Serbisë është ngushtuar dhe BE-ja nuk do të tolerojë më atë që e ka lejuar prej vitesh dhe kjo është pak nga BE-ja, pak nga Rusia, pak nga Kina. Tani është koha për të marrë anë. Sipas bashkëbiseduesve që kanë biseduar me diplomatët e NATO-s, Moska në ditët në vijim, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura, mund të fillojë destabilizimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, duke intensifikuar fushatën e mbjelljes së përçarjes dhe dezinformimit. Sipas burimeve, ‘shpërthimi’ i parë dhe më i fortë i makinerisë propagandistike ruse mund të ketë jehonë në Serbi, ku aktualisht po zhvillohet fushatë zgjedhore”, shkruan mediumi kroat, “24sata.hr”.

Se Rusia mund ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor, e ka thënë disa herë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sipas të cilit, Rusia nëpërmjet Serbisë interesohet ta përhapë destabilizimin në Kosovë e Bosnje dhe se Ballkani është në rrezik.

E lidhur me këto paralajmërime, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

“Është interesante që Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia forcave të tyre të armatosura ia kanë përcaktuar edhe misionin për ta luftuar terrorizmin, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit detyrat e tilla nuk i parashohin për forcat e armatosura. Përfshirja e forcave të armatosura në luftimin e terrorizmit brenda territoreve të shteteve përkatëse është në vetvete e rrezikshme për qeverisjen demokratike të sigurisë kombëtare dhe të institucioneve të drejtësisë, duke e patur parasysh mundësinë e projektimit të problemeve me minoritetet si probleme terroriste, në vend që këto të trajtohen si kërcënime politike dhe/ose shoqërore, çfarë këto mund të jenë në realitet”, thotë Shala.

Ai thekson se zhvillimet në rajon, padyshim direkt ndikojnë edhe në Kosovë.

“Pra ne duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket situatës e cila ne bazë të vlerësimeve mund të eskalojë në Bosnje, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut si dhe në Kosovë, por sa është realiste të ndodhin veprime në drejtim të Kosovës kjo mbetet të shihet nga zhvillimet në ditët dhe javët në vazhdim”, shprehet Shala, ku sipas tij, sfidë do të mbeten dy pika kryesore.

“Pika e parë, mosmbajtja e zgjedhjeve nacionale të Serbisë në Kosovë e cila ka dy qëllime në këtë fazë, të cilat janë: a. Nëse nuk do mbahen sipas konturave të parapara nga ana e Serbisë. atëherë këtë argument Serbia do të paraqes në procesin politik në Bruksel, duke thirrur në të drejtën ndërkombëtare për zgjedhje dhe duke tentuar që të fitojë argument që në fazën finale të ndonjë marrëveshje, të futet si nen pika ku do të lejohet të mbahen zgjedhjet lokale edhe atyre nacionale të Serbisë”, thekson Shala për “Bota sot”.

Më tej, ai thotë se Vuçiq po nxit veprime çojnë në tensionim të situatës në Kosovë.

“Rritja e tensioneve brenda komunave serbe në Kosovë e cila reflekton tendencën e krijimit të narracionit që grupet shqiptare janë duke projektuar spastrimin etnik në komunat ku jeton komuniteti Serb dhe kështu të amnistohet ndërhyrja në "mbrojtjen" e qytetareve të saj , ku dihet që gjitha këto veprime janë të motivuar nga qeveria e Aleksandër Vuçiqit”, thotë Shala.

Si pikë të dytë të luftës së Serbisë ndaj Kosovës, Shala e sheh ndryshimin e politikes ekonomike të shtetit serb ndaj Kosovës.

“Si pikë e dytë, fillimi i veprimeve ekonomike për Kosovën, duke ndalur eksportimin e miellit dhe gjëra tjera që në tregjet botërore janë në sasi të limituar nga lufta në Ukrainë, pra Serbia do të ndryshojë orientimin e politikave ekonomike duke furnizuar Shqipërinë si treg të ri dhe kështu të anashkalohet Kosova, por edhe në rastin e fundit Malin e Zi dhe kështu të rrit pakënaqësinë brenda komuniteteve që jetojnë në Kosovë por edhe në Mal të Zi”, shpjegon Drizan Shala.

Për fund, Shala deklaron se Kosova në të kaluarën ka lënduar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar.

“Pra Kosova që nga shpallja e pavarësisë së vendit është në një situatë tejet të koklavitur sepse përgjatë këtyre viteve kemi ndryshime në gjeopolitikën rajonale duke ri-definuar aleanca të reja dhe në si shtet nuk u kujdesëm që të përgatitemi për situata të tilla duke i lënduar raportet me partnerët tanë në njërën anë, e ne anën tjetër e stangum procesin e përmbylljes se arkitekturës së sigurisë në vend, duke lënë hapësirë nepotizmit e jo meritokracisë të flas dhe filloj degradimi institucional për interesat e qeverive udhëheqëse në periudha dhe intervale të caktuara”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat