Pasojat e një skenari fatal/ Eksperti i sigurisë alarmon – Ky është rreziku i Kosovës nga Rusia e Serbia

Politika

Pasojat e një skenari fatal/ Eksperti i sigurisë alarmon – Ky është rreziku i Kosovës nga Rusia e Serbia

Nga: N. Sh. Më: 30 mars 2022 Në ora: 18:28
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Që nga fillimi i shekullit të 21-të, Ballkani u referua si zemra e Evropës, një rajon i rivalitetit intensiv midis Rusisë dhe NATO-s për të krijuar sfera gjeopolitike të ndikimit.

Kështu thotë esperti i sigurisë Drizan Shala, i cili shton se, aktivitetet e NATO-s janë të përqendruara në zbatimin e politikës së "derëve të hapura".

“Zgjerimin e Aleancës për të përfshirë shtetet e Ballkanit dhe zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian në fushën e misioneve stabilizuese të kryera në këtë rajon. Nga ana tjetër, Rusia po kërkon të forcojë ndikimin e saj në Ballkan dukendjekur një politikë frenimi të një numri vendesh ballkanike, të cilat kanë zgjedhur kursin euroatlantik të zhvillimit duke përdorur mekanizmat hibride të politikave të aplikuara tashmë nga autoritetet e Kremlinit për të destabilizuar Gjeorgjinë dhe Ukrainën”, thotë ai.

Sipas tij, duhet të analizohen aktivitetet e kryera nga Rusia për të fituar ndikim në formësimin e politikës së brendshme dhe sigurisë së vendeve si Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia e Bullgaria.

Image
Drizan Shala

 

“Baza e këtyre aktiviteteve është përpjekja rse për ta forcuar pozicionin e saj në rajon dhe të fitojë aftësinë për të vendosur për stabilitetin dhe sigurinë e këtij rajoni. Prandaj, duhet të diskutohen mekanizmat hibride të politikave të përdorura nga Rusia për të rrëzuar qeverinë malazeze si përgjigje ndaj anëtarësimit të vendit në NATO. Duhet të shpjegohen arsyet e mbështetjes së autoriteteve ruse për forcat e krijuara paraushtarake pro-ruse serbe në Bosnje dhe Hercegovinë. Për më tepër, do të duhet të tregohet roli i Rusisë në ndërtimin e marrëdhënieve politike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thotë ai.

Shala shton se, aktivitetet e Moskës në lidhje me fillimin e sulmeve kibernetike masive ndaj institucioneve qeveritare të Bullgarisë dhe testimin e hapësirës ajrore të Bullgarisë pas aneksimit të Krimesë duhet gjithashtu të analizohen.

“Konsiderojë se Rusia po kërkon të forcojë ndikimin e saj në Ballkan duke rritur aftësitë e saj ushtarake dhe duke zbatuar një politikë hibride që synon të largojë nga pushteti udhëheqjen aktuale properëndimore të Malit të Zi dhe Bullgarisë dhe ta zëvendësojë atë me përfaqësuesit prorus. Forcimi i tensioneve etnike dhe aspiratave politike separatiste në Republikën Srpska të Bosnjë-Hercegovinës, duke nxitur marrëdhëniet e acaruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Këto aktivitete krijojnë një mjedis që i mundëson Rusisë të provokojë ose të lëshojë një konflikt të ri në Ballkan - një luftë hibride, në të cilën Moska do të përdorë në shkallë të gjerë – rajonale, metodat që tashmë janë zotëruar nga Kremlini në Abkhazia dhe Osetia e Jugut, si dhe në Krime dhe Donbas. Pasojat e një skenari të tillë mund të jenë fatale për situatën gjeopolitike në rajonin Qendror dhe Lindor të Evropës. Prandaj, NATO duhet të forcojë aftësitë ushtarake në Ballkan për të parandaluar rishfaqjen e skenarëve, si aneksimi i Krimesë dhe pushtimi i Ukrainës Lindore”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat